Popull i lumtur
Kosova paska dalë goxha mirë në radhitjen e shteteve të lumtura të botës, që organizohet nga OKB. Pse jemi të lumtur? Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe mirëpo, sa kam lexuar e dëgjuar, lumturia nga një aspekt spjegohet edhe nëpërmjet atij që quhet - sistemi i shpërblimit — në tru. Si funksionon sistemi i shpërblimit? Kur individi dëshiron të arrijë diçka dhe e arrinë atë, në tru lirohen hormone të lumturisë (endorfina, dopamina) që bëjnë të ndjehesh mirë, i relaksuar, i gëzuar, i kënaqur, i lumtur - pra, i shpërblyer. Sipas hulumtimeve që janë bërë në këtë fushë, është konstatuar se niveli më i lartë i këtyre hormoneve (tek shimpanzetë) është regjistruar para arritjes së një qëllimi. Ndërsa, kur arrihet qëllimi, niveli i hormoneve bie. Dmth kënaqësia është më tepër në "pritje të shpërblimit" e më pak në arritje të tij. Në bazë të kësaj, është konstatuar se niveli më i lartë i hormoneve të lumturisë është kur pritja për realizimin e qëllimit është me probabilitet 50/50. Nëse ...