Posts

Showing posts with the label Ambient

BESS-a

Image
Sipas legjendës, dikur moti, tek ne ekzistonte diçka që quhej besa. Besa, besë, besën t'a kam dhënë… Besoj se të gjithë e dijmë në teori se çka është besa, edhepse në teori nuk ka dallim në mes të teorisë dhe praktikës, e në praktikë, ka. Unë kësaj radhe e kam fjalën për një besë tjetër - BESS, akronim për Battery Energy Storage System apo "sistemi për ruajtjen e energjisë në bateri". Më kujtohet njëherë një dialog për energjinë me një profesor i cili ka qenë edhe në pozita të institucioneve në qeveritë e kaluara, i cili kishte udhëtuar, kishte parë e dëgjuar, nuk do mend se hiqej mjaft i zgjuar. Unë, si e zeza e vetës që jam, me intereson të dijë çdo gjë, për shembull lexoja në atë kohë për avancimin e baterive dhe hulumtimet që bëheshin në këtë fushë, me idenë për përdorim të baterive me kapacitete të mëdha për ruajtje të energjisë. Kur unë e përmenda këtë, profesori u soll disi si me njëfarë ironie, demek çfarë baterie, energjia ruhet përmes levizjes së ujit poshtë-për...

Hana

Image
Nga fotot e postume në fejsbuk, po vërehet ashiqare vëmendja që ka zgjuar ky objekt i mrekullueshëm qiellor - Hana. Përpara thojshin se kur është hana e plotë si sonte, dalin vampirat. Diten - thojshin - vampirat nuk guxojnë me dalë sepse nëse i rrokë drita e Diellit ata shkrihen. E valla pra as sonte nuk po guxojkan, se Hana në fakt nuk ka dritë të veten, ajo veç e reflekton driten e Diellit. Fizika nuk po i len rehat as vampirat. Meqë jom në tripa të fizikës. Njutoni kur e ka pa mollen t'u ra n'tokë, ka thanë a thu pse nuk bjen në tokë edhe Hana? Hana paska qejf me ra n'tokë si molla, por s'po mujka.

Lufta nukleare

Image
A është në gjendje njeriu të ndërmarrë një hap kaq të tmerrshëm? Të vejë në përdorim ato që as në ëndrrat më të çmendura nuk bëjnë vaki - armët nukleare? Nuk është kjo hera e parë që njerëzimi dhe në përgjithësi jeta në Tokë ndjehet seriozisht e kërcënuar. Më 26 shtator 1983, për pak sa nuk kishte fillu shkrepja e këtyre armëve në mes të Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s. Sistemi i paralajmërimit anti-nuklear i forcave ajrore sovjetike kishte ndezë alarmin se në drejtim të tyre nga SHBA ishte nisur një raketë nukleare, e pasuar edhe nga së paku pesë të tjera. Një person me emrin Stanislav Petrov, lejtnant kolonel i forcave te mbrojtjes ajrore sovjetike është njëriu i cili e kishte shpëtu njerëzimin nga një llahtari e tillë. Ai kishte dyshuar se alarmi është i rremë dhe nuk kishte ndërmarrë hapin për kundërpërgjigje - dhe kështu doli, alarmi qe i rremë. A do të ketë edhe kësaj rradhe një Stanislav Petrov i cili do të shpëtojë njerëzimin?

I huaj në mesin e arinjve

Image
Jo vetëm për shkak se u shfaq ariu në parkun e Gërmisë! Por, duke mësu për arinjtë mësojmë edhe për vetë-vetën, për njëri-tjetrin. Tani ndoshta është momenti i duhur me e shiku filmin dokumentar Stranger Among Bears , të cilin e ka pasë transmetu Animal Planet diku në vitin 2009. Në film, një amerikan me emrin Charlie, i cili pasi pensionohet shkon në Alaskë, e ndërton një shtëpizë dhe vendosë të jetojë me arinjë.  Charlie, para se të ishte i dashuruar mbas arinjve, ai kishte qenë gjuetar - vrasës i tyre. Por, një ditë prej ditësh, derisa ishte duke pushuar në shtëpizën e tij në Alaskë, një ari i erdhi tek shtëpiza që dukej sikur shprehte sjellje miqësore, aty ky u pushtua nga një ndjenjë dhembshurie ndaj tij. Prej asaj dite atij iu bë obsesion përkushtimi ndaj arinjve. Arinjtë siç dëgjojmë zakonisht, janë të rrezikshëm, mirëpo Charlie pohonte se nuk janë nëqoftëse e gjejmë mënyrën adekuate të sjelljes me ta. Ai iu afrohej me një qetësi dhe arrinte t'i bindëte arinjtë me anë të in...

Vërshimet në Prishtinë

Image
Natyrisht që të gjithë jemi të shqetësuar për dëmet dhe rrezikun që bartin me vete ato - urojmë që kjo situatë të kalojë sa me më pak pasoja! Një video që po qarkullon ku shihet se si uji hyn nëpër lokalet në fund të Rrugës B. Aty fare pranë, i fshehur shihet pakëz lumi i mbuluar i Prishtinës.  Nga kjo ngjarje mbase mund të kuptojmë edhe se, ne e kemi mbuluar lumin dhe mendojmë se e kemi harruar atë, mirëpo vijnë momente të tilla kur lumi e shfaqë vetëveten, e kërkon shtratin e tij. Ndoshta jemi ne që i kemi hyrë lumit në shtrat, e jo lumi nëpër shtratet tona!

Smile, you're on Candid Camera

Image
Fotografimi i kundërvajtjeve në trafik, i ngasjes së makinave sikur në skenat e filmit Fast and Furious, apo si në pistat e garave, apo më keq se kaq. Konsiderimi i këtyre fotove pastaj nga ana e policisë dhe shqiptimi i gjobave, të dyja këto janë tejet të mirëseardhura. Këta persona që po i bëjnë këto foto janë heronjë të qytetarisë aktive. Ky mentalitet i vozitjes së çmendur, ku rrezikohen, lëndohen dhe vriten njerëz, duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ky ves, nuk është gjë tjetër veçse e pasqyron anën e errët të primitivizmit dhe kafshërisë njerëzore. Të gjitha shkeljet që bëhen në trafik le të publikohen, sepse ka ardhë koha që të marrin fund këto marrëzi. Qoftë përmes vetëdijesimit apo edhe përmes ligjit. - Çka thua nëse nesër dikush të fotografon ty duke i thy rregullat e trafikut? - më pyetën. - Nëse më fotografojnë duke bërë këso kundërvajtje sikur ato të publikuara, le të më dënojnë edhe mua. Çka është mjaft, është mjaft!

Ruši kalaju!

Image
Ata që janë nga qyteti i Vushtrrisë, sigurisht mund t'a kenë dëgjuar këtë shprehje më parë. Unë e kam dëgjuar nga miqtë e Vushtrrisë. Në kohën e Jugosllavisë, tregojnë se po zhvilloheshin punimet për zgjerimin e rrugës në Vushtrri. Kur punimet mbërritën tek Kalaja e Vushtrrisë, udhëheqësi i projektit (sigurisht nga komuniteti serbisht-folës atëherë) e thërret kryetarin e komunës në telefon edhe i thotë (parafrazim): - Zotëri kryetar, projekti po ecën mirë por tani kemi mbërri me punime te Kalaja dhe për shkak të kësaj nuk po mundemi me e zgjëru rrugën. - Kryetari: Ruši kalaju! - rrezo Kalanë! Natyrisht, njerëzit përreth pastaj e bindin që të heqë dorë nga kjo marrëzi. Arsyeja pse e përmenda këtë tregim është për shkak të moralit që përçon. Kjo shprehje - ruši kalaju - ka ngelur në kujtesën e vushtrriasve si një anekdotë dhe vjen në mendje saherë që shohim njerëz në pozita - të dehur nga pushteti i tyre. Njerëz që kur veshen me pushtet, ka rrezik se rrënojnë e shkelin çdogjë që iu d...

Përmbytjet

Image
Jo po' këto janë dukuri që nuk mundemi me i ndalë, nuk mundemi me ba kurrëgja. Nuk dojmë apo nuk dijmë, e jo nuk mundemi. Çka bojnë shoqëritë e tjera të cilat ballafaqohen vazhdimisht me kësi probleme? Ndërtojnë diga nëpër liqene e lumenj; zgjërojnë shtretër të lumenjëve; ndërtojnë kanale nëpër toka të cilat e mbajnë ujin dhe e bartin ujin në toka tjera; ndërtojnë kolektorë të ujërave të shiut; mbjellin bimë aty ku është e nevojshme; nuk ndërtojnë objekte aty ku ka rrezik permanent për përmbytje… Të gjitha këto dhe shumë qasje të tjera proaktive, në mënyrë që të kontrollohen vërshimet dhe të minimizohen apo shmangen dëmet. Mirëpo, ne si shoqëri fatkeqësisht nuk jemi as reaktiv se lëre më proaktiv. Ne vetëm pasi të zgjohemi nga gjumi e shohim vetën se paskemi gëdhirë në Venecia - pastaj fajësojmë gjithkë në Tokë e në qiell përveç vetëvetes. Nesër në zgjedhje, shkojmë prapë i zgjedhim të njëjtit njerëz që është dashur të bëjnë diçka rreth kësaj pune e nuk kanë bërë.

Vaksina

Image
Vaksinën e parë e ka zbulu anglezi Edward Jenner qysh në vitin 1796. Para se t'a zbulojë ai vetë ka qenë i "vaksinuar" sa ishte fëmijë. Qysh? Çka jam t'u thanë kështu? Me u vaksinu hala pa u zbulu vaksina! Pak si në këtë filmin Tenet… Lady Mary Wortley Montagu, gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll, në disa letra të shkruara në vitin 1718 i përshkruan takimet shoqërore që zhvilloheshin ndërmjet grave osmane. Në mes tjerash, tregon se si i merrnin edhe i bënin bashkë fëmijët e tyre edhe ju bënin nga një gërvishtje në krah me njëfarë mjeti të mprehtë që kishte prekur në qelbin e plagëve të personave të infektuar me variolë-lijë. Pas kësaj procedure të njohur si "variolim", fëmiu merrte një formë të lehtë të smundjes dhe pastaj bëhej imun ndaj saj. Zonja Mary edhe vetë ishte e mbijetuar nga kjo smundje e tmerrshme që i kishte lënë pasoja permanente. I kishte varioluar fëmijët e saj në Stamboll, pastaj i kishte bindur fillimisht familjen mbretërore pastaj edhe...

Urbanizmi rural

Image
Unë jam rritë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, te fontana - afër soliterave, ata që e njohin Prishtinën e dijnë këtë vend. Ajo pjesë është cilësuar si një prej zonave më të mira në aspektin e planifikimit hapësinor e urbanizmit, jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel të Jugosllavisë. Është ndërtuar për së mbari, sigurisht nën drejtimin dhe mbikqyrjen e arkitektit legjendar Bashkim Fehmiut (siç kam dëgjuar). Edhe sot, besoj se ajo është zona më e mirë urbane e qytetit. Hapësira të gjelbra, trotuare e rrugë të gjëra, parking të mjaftueshëm, ngrohje qëndrore, të gjitha që duhet të ofrojë një hapësirë e cilësuar si urbane - për rrethanat e kohës kur është ndërtuar. Për këtë zonë janë inspiru edhe vepra letrare, si për shembull romani - Sarajet e bardha - Vehbi Kikaj :) Periudha e zymtë e viteve '90-ta e kishte ngecë edhe përparimin, si në të gjitha sferat e jetës, gjithësesi edhe në aspektin e mirëmbajtjes së hapsirave urbane. Nuk kishte riparime, nuk kishte investime, thjeshtë gjithçka k...