Posts

Showing posts with the label Psikologji

Hija

Image
Nëse e urren një person, ti urren diçka tek ai që është pjesë e vetës tënde. Çka nuk është pjesë e vetës sonë nuk na shqetëson. (Hermann Hesse) Kjo thënie e Hermann Hesses mbështetet edhe nga Carl Jung që thotë: gjithçka që na irriton neve rreth të tjerëve na çon drejt një të kuptuari për vetëveten. Jungu e spjegon këtë përmes konceptit psikologjik që ai e quan “hija”. Ky koncept mua më ka bërë shumë shpesh të reflektoj mbi sjelljet qoftë personale apo të të tjerëve. Sipas këtij koncepti, secili njeri, përveç personalitetit publik përmes të cilit me vetëdije shfaqet para publikut, e ka edhe një pjesë të personalitet të pavetëdijshëm, aty bëjnë pjesë të gjitha ndjenjat që ne i ndrydhim, i mohojmë, apo i fshehim nga vetëvetja - pra, këtë pjesë të personalitetit Jungu e quan hije. Në këtë hije të personalitetit mund të zënë vend aspekte negative si zemërimi, agresiviteti, egoizmi, por mund të jenë edhe aspekte tjera pozitive, por të cilat hasim në vështirësi me i shpreh, nuk jemi të vetëd...

Efekti i aurës

Image
Shkenca që studion sjelljet njerëzore ka konstatuar një prej animeve kognitive (ang. cognitive biases) që ka njeriu, e që quhet 'efekti i aurës' (ang. halo effect). Çka është efekti i aurës apo aureolës? Kur e vlerëson dikë vetëm në bazë të një cilësie pozitive që e ka, duke i injoruar njëqind të tjera negative që mund t'i ketë. Ajo cilësi e tij është aq jashtëzakonisht e madhe në sytë e tu, sa je në gjendje që t'i justifikosh kushedisa skandale që mund t'i bëjë - të gjitha të tjerat të duken të vogla dhe të arsyeshme. Ky efekt vehet në spikame kryesisht tek tifozi apo militanti në gjendje deliriumi. Militanti apo tifozi do të arsyetojë veprimet e atij që e adhuron, deri te portat e Valhallasë së tij. Kjo besoj se ka lidhje edhe me thënien e Mark Twainit që thotë - ma kollaj asht me e mashtrue dikand, sesa me e bindë se ka qenë i mashtruem. Prandaj edhe jemi dëshmitarë të arsyetimeve pafund të krejt skandaleve çfarëdo qofshin ato. Në sytë militant nën efektin halo, ...

Ndërgjegja artificiale

Image
Konshenca zakonisht në gjuhën shqipe përkthehet si ndërgjegja apo vetëdija, është fjala për atë që na dallon neve si qënie njerëzore prej shumë gjallesave tjera. Ajo ndjenja e brendshme që na drejton drejt asaj që është e drejtë apo e gabueshme në relacionin e sjelljes. Ndërgjegjja apo vetëdija na bën me dijtë me e dallu vetën prej të tjerëve. Para pak kohe, me deklaratat e tij një ish punëtor i Google tronditi botën duke thënë se inteligjenca artificiale e ka mberri nivelin e ndërgjegjes. Futuristi dhe teoricienti i njohur i astrofizikës Michio Kaku në lidhje me inteligjencën artificiale thotë se aktualisht është në nivel sa të një brumbulli, pastaj me zhvillimin e saj pas një kohe mund të arrijë në nivel të një miu, pastaj të një qeni, e dikur kah fundi i shekullit nëse vazhdon ky trend i zhvillimit të saj mbërrin në nivel të majmunit. Në këtë moment inteligjenca artificiale mundet me qenë potencialisht e rrezikshme, dhe duhet të sigurohemi qe t'ia vendosim një ndërprerës që ta h...

15 paradokset e Mark Mansonit

Image
Mark Manson është person që mbahet për psikolog, aktiv në sferën e zhvillimit personal, është autor i dy librave me tituj pak sa të çuditshëm - në të cilët e lëshon siç thonë F-bombën mu në tituj. Nuk do t'i përmend librat këtu për shkaqe praktike, kush i di, i di. Megjithatë, pavarësisht mënyrës se si shprehet Manson, shpeshherë ka disa mesazhe të rëndësishme për të thënë. Në vazhdim janë disa nga "paradokset që do t'ua ndryshojnë jetën" - siç thonë ai - që i elaboron në një prej videove në kanalin e tij në Youtube, që mua më zgjuan vëmendje. (Kush përton me lexu në vazhdim çka kam shkrujt unë, mundet me kliku linkun në fund të postimit me e dëgju direkt Markun :) ) Paradoks është diçka kontradiktore apo e pasaktë në dukje por e vërtetë apo e saktë kur analizohet më me kujdes. Paradoksi #1 (Shoqëria) - Sa më shumë përpiqesh me i ba njerëzit me t'dashtë, aq më pak kanë me të dashtë. Sepse në psikologjinë njerëzore gjatë komunikimit, më shumë ka rëndësi preteksti ...

Të ndryshosh mendjen

Image
Në këtë univers gjithçka është në lëvizje, pothuajse asgjë nuk rrin në të njëjtën gjendje. Atomet, fotonet, grimcat tjera, të gjitha janë në lëvizje të përhershme. Në trupin e njeriut çdo qelizë rigjenerohet, aq sa thuhet se për një periudhë rreth dhjetë vjeçare, secili person, fizikisht nuk është më ai që ka qenë. Trupi, organet, indet, që përbëhen prej qelizave, ato qeliza gradualisht vdesin që të gjitha dhe zëvendësohen nga qeliza të tjera të reja. Megjithë faktin se gjithçka ndryshon, kur vjen puna te mendja e njeriut, ekziston njëfarë përshtypje tek një shumicë njerëzish se njëriu duhet të ngelet me opinionet, mendimet, qëndrimet që i ka pasë dhe nuk duhet t'i ndryshojë ato. Disi perceptohet si jo-etike ndryshimi i mendjes. Kjo mendësi ndoshta vjen si pasojë, kur kemi të bëjmë me zotimet, sepse kur njeriu në relacion me të tjerët zotohet për përmbushjen e marrëveshjeve të caktuara, atëherë në këtë rast ndryshimi i zotimit e dëmton palën tjetër. Prandaj kontrata apo marrëveshja...

Në konfuzionin e dhunës

Image
Po thonë se nuk duhet me i përkrah djemtë që po luajnë Counter Strike, sepse i bjen sikurse me e promovu dhunën. Video lojëra në të cilat ndiqesh, vritesh e pritesh, me të tjerët - virtualisht. Pra, si pacifistë absolut që jemi, nuk duhet t'i promovojmë ato.  Si pacifistë virtualë që jemi, dihet, themi se dhuna është diçka e urryer që nuk duhet promovuar në asnjë mënyrë! Shumë mirë! Por, a është e vërtetë se përnjëmend e urrejmë dhunën? Sa i përket dhunës, njëriu më shumë duket se është në njëfarë konfuzioni. Në njërën anë e urrejmë dhunën, kur është e llojit që nuk na pëlqen. Mirëpo, kur dhuna na pëlqen, ne tranohemi pas saj. Paguajmë bileta me shuma të mëdha të pareve, vetëm me shku me pa përsona që ia tharbin turinjtë tjetrit, e shtrejnë përtokë, e përgjakin; ndajmë medalje për të promovuar protagonistët e dhunës; madje ngrisim edhe përmendore të njerëzve që me mburrje mbajnë në duar mjete me të cilat kanë ndarë koka nga trupi.  Por, megjithatë e urrejmë dhunën! Jemi të dhi...

Psikologjia e teorive konspirative

Image
Një prej personave kompetent i cili është marrë me studimin e fenomenit të teorive konspirative nga këndi i psikologjise dhe sjelljes njerëzore, është profesori i psikologjisë në Universitetin e Bristolit, Stephan Lewandowsky. E ka edhe një doracak ku në mënyrë brilante e dekonstrukton mënyrën se si funksionon mendësia e besimtareve të teorive konspirative. Conspiracy Theory Handbook Natyrisht, në botë ndodhin konspiracione, disa prej tyre pastaj me kalimin e kohës zbulohen. Por, mendësia me të cilën i qasen konspiracionistet këtyre dukurive (ngjarjeve) dallon nga ajo e zakonshmja. Një skepticizëm i shëndoshë rreth ngjarjeve të dyshimta është i mirëseardhur, por jo një dyshim i sterr-madh; pranimi i fakteve, e jo interpretimi i tyre; koherenca, e jo kontradikta. Lewandowsky propozon një kornize për identifikimin e te menduarit konspiracionist përmes shtatë tipareve. Nëse e keni njërën prej tyre, ju keni një tipar të konspiracionisteve, nëse i keni të shtatat atëherë urime - jeni ...

S'ka virus - disonanca kognitive

Image
Shkova për me i rregullu disa dokumente vitin e kalum. Duke pritë në korridor, po kalon njani pa maskë po do me hy në objekt, roja kërrsh ke t'u ba me to - nuk e lejoi me hy pa maske. Pas konfliktit që e pati, po më drejtohet mua si duke u ankue tha: s'po marrin vesh, i thua njëqind herë që nuk lejohet me hy pa maskë prapë tenton. Une edhe pak për me ia ba rrafsh, si duke e përkrahë po ia kthej: po kështu duke hy pa maska po përhapet virusi! Jo - tha - virus s'ka hiç! Veç që e kanë pru ligjin kështu tash. Needless to say - Mbeta pa fjalë! Nuk dita çka me i thanë. PS. Shembull tipik i disonances kognitive.

Continuum

Image
Po e filloj përmes udhëtimit në botën e ngjyrave. Kur shohim një lule trandafili - sa e bukur, ngjyrë e kuqe. Në mendje e kemi kategorinë e ngjyrës së kuqe dhe aty e vendosim edhe trandafilin. Ngjashëm edhe me lulet apo objektet tjera, varësisht prej spektrit të dritës që ato reflektojnë në syrin tonë; në mendje i kemi disa kategori që i quajmë ngjyra dhe aty i vendosim objektet që i shihim, nëse i kategorizojmë sipas ngjyrave. E kuqe, e kalter, e gjelbër, e bardhë… Kur fëmijët e mi panë një lopë dhe dëgjuan se ka ngjyrë të kuqe - u habitën - jo bab, është ngjyrë portokalli! Në të kaluarën në trevat tona, me gjasë nuk kishte arritur akoma fruti i portokallit i cili me vete do të sillte edhe kategorinë e re, prandaj lopët kategorizoheshin si të kuqe.  Pra, në mes të kuqes dhe të verdhës paska edhe ngjyrë tjetër - portokalli. Në realitet, jo vetëm një, por ka numër të shumtë të ngjyrave në mes të cilave do ngjyra. Prej një ngjyre në tjetrën është një vazhdimësi ngjyrash që gradualish...

Popull i lumtur

Image
 Kosova paska dalë goxha mirë në radhitjen e shteteve të lumtura të botës, që organizohet nga OKB. Pse jemi të lumtur? Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe mirëpo, sa kam lexuar e dëgjuar, lumturia nga një aspekt spjegohet edhe nëpërmjet atij që quhet - sistemi i shpërblimit — në tru. Si funksionon sistemi i shpërblimit? Kur individi dëshiron të arrijë diçka dhe e arrinë atë, në tru lirohen hormone të lumturisë (endorfina, dopamina) që bëjnë të ndjehesh mirë, i relaksuar, i gëzuar, i kënaqur, i lumtur - pra, i shpërblyer. Sipas hulumtimeve që janë bërë në këtë fushë, është konstatuar se niveli më i lartë i këtyre hormoneve (tek shimpanzetë) është regjistruar para arritjes së një qëllimi. Ndërsa, kur arrihet qëllimi, niveli i hormoneve bie. Dmth kënaqësia është më tepër në "pritje të shpërblimit" e më pak në arritje të tij. Në bazë të kësaj, është konstatuar se niveli më i lartë i hormoneve të lumturisë është kur pritja për realizimin e qëllimit është me probabilitet 50/50. Nëse ...

Nuk e di, prandaj është kështu…

Image
UFO është shkurtesë për një objekt të paidentifikuar fluturues (ang. Unidentified Flying Object). Dmth jashtë-tokësor, krijesa prej një tjetër planeti, etj, etj. JO — dmth objekt që nuk dihet çka e prej nga vjen, është i paidentifikuar. Ngjashëm, njerëzit vazhdimisht japin interpretime e spjegime për gjëra që nuk i dijnë. Nuk e di, prandaj… ky virus sigurisht është i krijuar në laborator, është konspiracion global, po dojnë me i mbytë njerëzit, po dojnë me ju vendosë çipa… Kush? Si? Pse? A the njëherë nuk e di? E tash ku i di të gjitha këto sekrete? Është   e kuptueshme, siç e spjegojnë psikologët, truri këtë punë e ka — të krijojë kontekstin në lidhje me një realitet edhe në rrethanat kur mungojnë të dhënat, duke e plotësuar kontekstin përmes paragjykimit. Ky sistem i të menduarit në të shumtën e rasteve ndihmon në marrjen e ven...

Captivity of negativity

Image
Para dhjetë viteve, ka qenë një serial që e përcillja (Prison Break - e transmetonte Fox-i nëse nuk gaboj). Në mes tjerash, njëri prej roleve negative aty, pas arratisjes nga burgu, nisi të përpiqej disi t'i lente anash marrëzitë që kishte bërë në të kaluarën. Filloi të mbante trajnime rreth zhvillimit personal. Nisi t'i ecte mbarë; njëri prej termeve të narracionit të tij - captivity of negativity - burgosja i negativitetit. Një quote nga seriali: "Jemi rob të identiteteve tona, jetojmë në burgjet që i krijojmë vetë." Burgu i negativitetit ushqehet më së shumti nga informatat që i marrim çdo ditë nga rrethi shoqëror, njerëzit, mediat… të fokusuar vetëm në rrëfimin e ngjarjeve negative që ndodhin çdo ditë, vetëm zi e terr. Mediat zakonisht zgjedhin vetëm lajmet më negative për m'i transmetu - sepse ato shiten më së shumti. Hans Rosling në librin e tij Factfulness (një libër briliant) kur flet rreth asaj që e quan - instinkti i një perspektive të vetme - në lidhje ...

Ressentiment

Image
Kâjta e koritë njërin! (Populli) Në momente të errëta të sinqeritetit me vetëveten, ndoshta do të dëshironim të ishim më të suksesshëm në jetë, të kishim më shumë pasuri, të mos kishim bërë gabime jetësore të pariparueshme, të ishim më të zgjuar, më punëtor, më me autoritet, më me fat, më të guximshëm, më të hijshëm... Me një fjalë, shumë gjëra mund të na mungojnë në jetë për të cilat lakmojmë. Në lidhje me lakminë, filozofi gjerman Friedrich Nietzsche, përdor shprehjen frënge " ressentiment " - me theks tek ndjenja e poshtërimit që ndjejmë për diçka që dëshirojmë t'a kemi por nuk mundemi. Megjithatë, Nietzsche nuk insiston se lakmia është domosdoshmërisht diçka e keqe. Në mënyrë interesante i pasqyron disa veçori të njeriut të ressentiment-it (lakmitarit): "Përderisa njeriu fisnik jeton me besim dhe i hapur me veten e tij ("i drejtë" dhe ndoshta edhe "naiv"), njeriu i ressentiment-it nuk është as i drejtë, as naiv, as i ndershëm dhe i drejtpërdre...

Eksperimenti i Zimbardos

Image
Këto ditë po qarkullon një video e një polici i cili godet një të ri me shuplakë. Pa dashur me e paragjyku rastin në fjalë, në përgjithësi shtrohet pyetja - pse ndodhin këto gjëra? A ndodhin si rezultat i personalitetit të ndonjë pjesëtari të policisë apo si rezultat i rrethanave të caktuara, të cilat mund t'i çojnë individët drejt sjelljeve abuzuese? Në vitin 1971 në Universitetin e Stanfordit zhvillohet një eksperiment që tenton t'i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Podrumi i Universitetit pershtatet në një lloj burgu, 24 studentë vullnetarë ndahen në dy grupe, gjysma në rolin e të burgosurit dhe gjysma tjetër në rolin e gardianit. Ishte planifikuar që eksperimenti të zgjaste dy javë mirëpo eskalon situata aq shumë dhe ndërpritet pas gjashtë ditëve. Përfundimet nga ky eksperiment tregojnë se: kur njerezit ndjehen anonim dhe kanë fuqi mbi persona tjerë të de-personalizuar, lehtësisht mund të bëhen të ligë, dhunues e abuzues. Këto sjellje janë vënë re rëndom nëpër botë si në burgj...

Liçensimi moral

Image
Alfred Nobel - kimisti me origjinë suedeze, shquhet për një prej aktiviteteve më të famshme filantropike, dhurimin e krejt pasurisë së tij në shërbim të shkencës, letërsisë, mjeksisë dhe paqës - themelimin e çmimit Nobel. Mirëpo, për çka shquhet tjetër Alfred Nobel? Është diçka që nuk është se i ka sjellë dobi të madhe njerëzimit, përkundrazi i ka sjellë goxha dëme. Zbulimi i eksplozivit - dinamitit. Çmimin Nobel e la amanet mbase për të balancuar shpirtin e tij, apo për të përmbushur liçensimin moral - siç i thonë në shkencën e psikologjisë. Liçensimi moral vëhet në spikame edhe në rastin e një rrëfimi nga fshati im i origjinës. Kishte qenë një person me reputacion në fshat. Lakmia për të zaptuar tokë e bën që të zhvendosë rrugën e fshatit për një distancë të konsiderueshme dhe pjesën e asaj toke ia bashkangjit tokës së tij. Mirëpo, pastaj hapë një bunar - pus, aty buzë rrugës që të shfrytëzohet nga kalimtarët, me arsyetimin se - bona pak keq këtu, e zhvendosa rrugen por tash po boj m...

Halucinimi i realitetit

Image
 Truni i njeriut, i mbyllur ne errësirën e kafkës, te vetmin kontakt me ambientin e jashtëm e ka përmes shqisave. Ato qe syni i sheh, e veshi i dëgjon, përmes këtyre te dhënave truni duhet te ndërtoje strukturën e realitetit te botes se jashtme. Pra, secili tru ne një mënyrë e halucinon apo imagjinon realitetin ne mënyrën e vete. Ka plote gjera qe i mendojmë si ngjashëm mirëpo, ka plote gjera për te cilat dallojmë ne mënyrën se si i mendojmë. Truni i njeriut është i ndërtum ne atë mënyrë qe kërkon ti japë kuptim secilës dukuri. P.sh. duke i vështru yjet ne qiell, njerëzit ju kane dhënë atribute te gjallesave sipas imagjinatës se tyre, duke i antropomorfizu, duke ndërtu mite e legjenda ne baze te tyre – e qe ka edhe sot njerëz qe e besojnë astrologjinë. Pastaj, shpesh shohim njerëz se si dëshmojnë se kinse shohin forma te fytyrave ne qiell nëpërmes reve, apo ne sipërfaqen e Henes e Marsit, etj.   Ku po du me dale?  Te virusi COVID19. Lloj-lloj imagjinate ne lidhje me ...