Nuk e di, prandaj është kështu…


UFO është shkurtesë për një objekt të paidentifikuar fluturues (ang. Unidentified Flying Object). Dmth jashtë-tokësor, krijesa prej një tjetër planeti, etj, etj. JO — dmth objekt që nuk dihet çka e prej nga vjen, është i paidentifikuar.

Ngjashëm, njerëzit vazhdimisht japin interpretime e spjegime për gjëra që nuk i dijnë.

Nuk e di, prandaj… ky virus sigurisht është i krijuar në laborator, është konspiracion global, po dojnë me i mbytë njerëzit, po dojnë me ju vendosë çipa…

Kush? Si? Pse? A the njëherë nuk e di? E tash ku i di të gjitha këto sekrete?

Është e kuptueshme, siç e spjegojnë psikologët, truri këtë punë e ka — të krijojë kontekstin në lidhje me një realitet edhe në rrethanat kur mungojnë të dhënat, duke e plotësuar kontekstin përmes paragjykimit. Ky sistem i të menduarit në të shumtën e rasteve ndihmon në marrjen e vendimeve të shpejta por, shpeshherë me gabime substanciale.

Është mirë të kuptojmë këtë tendencë të psikologjisë njerëzore, në mënyrë që të mos lundrojmë në hapësirën e pafund të halucinimit të realitetit? Kur thua për diçka që nuk e di, rri aty. Nuk ka kuptim me thënë nuk e di, e pastaj me thënë, është kjo, e kjo, e kjo.

Nuk është se më pengon kur dikush shpreh opinionin e tij, përderisa ai e shpreh atë si opinion. Por, me pengon kur atë opinion e shpreh si fakt dhe insiston në të.

Ngatërrimi i opinioneve me fakte, veç tjerash, është edhe vështirë i përballueshëm për veshin e dëgjuesit.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija