Inteligjenca artificiale - gjuha dhe propaganda
Deri tash njeriu dhe teknologjia nuk është se janë kuptuar shumë mirë në mes veti. Ndërveprimi i njeriut me teknologjinë është realizuar kryesisht përmes prekjeve - klikimeve, shtypjes së tasteve, prekjes në ekrane, e kështu me radhë. Per m'e zhvillu një interaksion më të ndërlikuar me makina është dashur të mësohen gjuhët e makinave - gjuhët programuese - të cilat janë komplekse dhe i kanë limitet e veta. Me një fjalë, njeriu dhe makina kanë përdorur gjuhë shumë të ndryshme prej njëra-tjetrës. Tani si duket ky hendek i komunikimit të ndërsjellë njeri-makinë ka filluar të ngushtohet. Me avancimin e modeleve gjuhësore të inteligjencës artificiale, makina secilën herë e më shumë po arrin t'a kuptojë gjuhën natyrore njerëzore. E çfarë rëndësie ka gjuha për njeriun? Përmes gjuhës njeriu përpiqet m'e shpreh atë që e mendon. Nëse do ta reduktonim në terma teknik, gjuha është një lloj kodi përmes të cilit kodifikohet mendimi. E nëse e marrim për bazë dimensionin filozofik të Dekar...