Posts

Showing posts with the label Sjellje

Snobizmi

Image
(për këtë shkrim jam frymëzuar nga një video online e një gazetari kosovar dhe nga qëndrimet e autorit britanik/zviceran Alain de Botton) Hyrje Snobizmi, një term shpesh i përdorur në mënyrë pezhorative, përshkruan sjelljen e individëve që nënvlerësojnë të tjerët që i perceptojnë si inferiorë. Tradicionalisht i lidhur me klasën shoqërore dhe prestigjin, snobizmi ka evoluar për të reflektuar vlerat moderne të shoqërisë, veçanërisht në mënyrën se si njerëzit gjykohen nga suksesi i tyre financiar. Le të shohim rrënjët historike të snobizmit në shoqërinë e Kosovës, transformimin e tij me kalimin e kohës dhe manifestimin e tij të sotëm. Konteksti Historik Në shoqërinë tradicionale kosovare, snobizmi ishte ngushtësisht i lidhur me prejardhjen familjare dhe pozitën shoqërore. Familjet e mëdha dhe fiset, agallarë e beglerë, kishin një rol të rëndësishëm në strukturën shoqërore, dhe respekti shpesh ishte i lidhur me trashëgiminë dhe kontributin e tyre historik në komunitet. Kjo formë snobizmi b...

Hija

Image
Nëse e urren një person, ti urren diçka tek ai që është pjesë e vetës tënde. Çka nuk është pjesë e vetës sonë nuk na shqetëson. (Hermann Hesse) Kjo thënie e Hermann Hesses mbështetet edhe nga Carl Jung që thotë: gjithçka që na irriton neve rreth të tjerëve na çon drejt një të kuptuari për vetëveten. Jungu e spjegon këtë përmes konceptit psikologjik që ai e quan “hija”. Ky koncept mua më ka bërë shumë shpesh të reflektoj mbi sjelljet qoftë personale apo të të tjerëve. Sipas këtij koncepti, secili njeri, përveç personalitetit publik përmes të cilit me vetëdije shfaqet para publikut, e ka edhe një pjesë të personalitet të pavetëdijshëm, aty bëjnë pjesë të gjitha ndjenjat që ne i ndrydhim, i mohojmë, apo i fshehim nga vetëvetja - pra, këtë pjesë të personalitetit Jungu e quan hije. Në këtë hije të personalitetit mund të zënë vend aspekte negative si zemërimi, agresiviteti, egoizmi, por mund të jenë edhe aspekte tjera pozitive, por të cilat hasim në vështirësi me i shpreh, nuk jemi të vetëd...

Pabarazia, kapitali social dhe dhuna

Image
Kohëve të fundit po shohim më shumë vrasje, rrahje, kriminalitet, dhunë. Kur flitet nëpër kafe e ndeja, apo edhe në komunikime në rrjete sociale, zakonisht njerëzit thonë se - varfëria, kriza ekonomike - po i shtyn njerëzit drejt dhunës. Inflacioni, ngritja e cmimeve, të ardhurat e vogla, kjo po i bon njerëzit ma agresivë, e si pasojë edhe më të dhunshëm. Unë nuk jam studiues i sjelljeve njerëzore a sociale - të më ndjejnë ata që i dijnë më mirë këto punë, e që ndoshta po përzihem në punët e tyre. Por, në këtë rast do ti referohem disave që i kanë hulumtuar më thellë këto qështje, e ndoshta secili prej neve pastaj reflekton mbi arsyeshmërinë e tyre. Robert Sapolsky e ka një libër me titull Behave, në të cilën sjellë fakte që dëshmojnë se - nuk është rritja e varfërisë indikator për rritjen e shkallës së dhunës në një shoqëri, por është rritja e pabarazisë. Kur ka rritje të pabarazisë në një shoqëri, pritet me pasë edhe rritje të shkallës së dhunës. Por, çka është pabarazia? Sapolsky në...

Efekti i aurës

Image
Shkenca që studion sjelljet njerëzore ka konstatuar një prej animeve kognitive (ang. cognitive biases) që ka njeriu, e që quhet 'efekti i aurës' (ang. halo effect). Çka është efekti i aurës apo aureolës? Kur e vlerëson dikë vetëm në bazë të një cilësie pozitive që e ka, duke i injoruar njëqind të tjera negative që mund t'i ketë. Ajo cilësi e tij është aq jashtëzakonisht e madhe në sytë e tu, sa je në gjendje që t'i justifikosh kushedisa skandale që mund t'i bëjë - të gjitha të tjerat të duken të vogla dhe të arsyeshme. Ky efekt vehet në spikame kryesisht tek tifozi apo militanti në gjendje deliriumi. Militanti apo tifozi do të arsyetojë veprimet e atij që e adhuron, deri te portat e Valhallasë së tij. Kjo besoj se ka lidhje edhe me thënien e Mark Twainit që thotë - ma kollaj asht me e mashtrue dikand, sesa me e bindë se ka qenë i mashtruem. Prandaj edhe jemi dëshmitarë të arsyetimeve pafund të krejt skandaleve çfarëdo qofshin ato. Në sytë militant nën efektin halo, ...

Ankesa për gjithçka

Image
Ankesa është ba si një lloj sporti nacional ku secili prej nesh, kush më shumë e kush më pak, mirremi me të. Ankohemi për politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi, shoqëri, kulturë, teknologji…gjithçka. Pse? Ankesa ndonjëherë më ngjan në një lloj narkotiku, droge a alkoholi, që ofron njëfarë setisfaksioni momental për atë që ankohet. Kur ankohet njeriu ndjehet sikur shlirohet, shfryhet. Por, sikurse tek drogënat që ofrojnë njëfarë shlirimi momental edhe ankesa duhet t'i ketë pasojat e mëpastajme. Ankesa gati kurrë nuk funksionon në arritjen e një qëllimi. Çka arrin njeriu me ankesë? E shpërfaq vetën si një person të dobët, të dorëzuar. Ankesa është moral i skllavit. Zotnia kurrë nuk ankohet, skllavi po. Prandaj, njeriu që ankohet vazhdimisht është i bezdisshëm, reflekton negativitet, pezm, pesimizëm, është person toksik - shumë e vështirë është për veshin që e dëgjon. Pse ankesa është absurde? Vdekja është normë, jeta është përjashtim. Për me jetu njeriut i duhet me luftue. Ndërsa anke...

Odat e debatit

Image
Pothuajse nuk të zë syri dhe veshi diçka tjetër në tërë produktin mediatik tek ne, përveç atyre që po quhen 'debate'. A thua pse? Kah na erdhi kjo? Mendoj se duhet të jetë një prirje ndoshta edhe me bazë antropologjike, që kjo shoqëri e ka, e që media e ka identifikuar dhe e përdor për interesa të saja komerciale. Pra, popullit me gjasë i pëlqen me dëgju bull-shit maratonik secilën ditë e natë, aty e gjenë prehjen shpirtërore ai.  Edhe kuvendi nuk është se e lë mangut këtë zhanër të zbavitjes mbarë popullore. Dalin politikanët ia japin një rend në foltore, në mënyrë që jehona e atyre fjalëve të përcillet pastaj me ditë të tëra. - A e ndive çka i tha? - Ah, po mirë ia bani! Oda pra! Me shekuj oda e ka kultivuar këtë formë komunikimi. Tash odën e kanë sjellë në TV, kuvend, kudo. Këso evolucioni kulturor (e kushedi ndoshta edhe biologjik) kemi zhvilluar me shekuj, na e lypë truni reptilian këtë formë komunikimi. - Ti edhe me ia qëllu, nuk t'njehet - i kishte pasë thënë një pro...

15 paradokset e Mark Mansonit

Image
Mark Manson është person që mbahet për psikolog, aktiv në sferën e zhvillimit personal, është autor i dy librave me tituj pak sa të çuditshëm - në të cilët e lëshon siç thonë F-bombën mu në tituj. Nuk do t'i përmend librat këtu për shkaqe praktike, kush i di, i di. Megjithatë, pavarësisht mënyrës se si shprehet Manson, shpeshherë ka disa mesazhe të rëndësishme për të thënë. Në vazhdim janë disa nga "paradokset që do t'ua ndryshojnë jetën" - siç thonë ai - që i elaboron në një prej videove në kanalin e tij në Youtube, që mua më zgjuan vëmendje. (Kush përton me lexu në vazhdim çka kam shkrujt unë, mundet me kliku linkun në fund të postimit me e dëgju direkt Markun :) ) Paradoks është diçka kontradiktore apo e pasaktë në dukje por e vërtetë apo e saktë kur analizohet më me kujdes. Paradoksi #1 (Shoqëria) - Sa më shumë përpiqesh me i ba njerëzit me t'dashtë, aq më pak kanë me të dashtë. Sepse në psikologjinë njerëzore gjatë komunikimit, më shumë ka rëndësi preteksti ...

Lopa në shi

Image
Moti po merr sikur kur hin me ba dush edhe shtypja e ujit nuk është stabile. Don me e lëshu pak kah e nxehta - t'përvëlon; don me e lëshu pak kah e ftohta - t'ngrin. Pastaj, gjatë gjithë javës merr moti i mirë, thotë njeriu, sa të vjen vikendi se duhet me dalë pak në natyrë, vikendi po dihet, natyra me shi, bubullimë e vetëtimë... Mirëpo, këso situata në jetë njëriu natyrisht se duhet me i përballu me stoicizem.  Filozofia e stoicizmit ilustrohet më së miri përmes një shembulli - lopa n'shi. Lopa edhe kur bjen shi edhe kur nxen dielli, lopa nuk ka ndonjë reaksion të theksuar emocional - së paku për aq sa mund ta perceptojmë. Pra, karshi ngjarjeve që ndodhin në jetë e të cilat nuk janë në kontrollin tonë duhet të sillemi me stoicizem - si lopa n'shi dmth.

Të ndryshosh mendjen

Image
Në këtë univers gjithçka është në lëvizje, pothuajse asgjë nuk rrin në të njëjtën gjendje. Atomet, fotonet, grimcat tjera, të gjitha janë në lëvizje të përhershme. Në trupin e njeriut çdo qelizë rigjenerohet, aq sa thuhet se për një periudhë rreth dhjetë vjeçare, secili person, fizikisht nuk është më ai që ka qenë. Trupi, organet, indet, që përbëhen prej qelizave, ato qeliza gradualisht vdesin që të gjitha dhe zëvendësohen nga qeliza të tjera të reja. Megjithë faktin se gjithçka ndryshon, kur vjen puna te mendja e njeriut, ekziston njëfarë përshtypje tek një shumicë njerëzish se njëriu duhet të ngelet me opinionet, mendimet, qëndrimet që i ka pasë dhe nuk duhet t'i ndryshojë ato. Disi perceptohet si jo-etike ndryshimi i mendjes. Kjo mendësi ndoshta vjen si pasojë, kur kemi të bëjmë me zotimet, sepse kur njeriu në relacion me të tjerët zotohet për përmbushjen e marrëveshjeve të caktuara, atëherë në këtë rast ndryshimi i zotimit e dëmton palën tjetër. Prandaj kontrata apo marrëveshja...

Lotët e rinj për pikëllime të vjetra

Image
Mos i shpenzoni lotët e rinj duke i vajtuar pikëllimet e vjetra - porositë tragjediani i Greqisë antike Euripidi. Porosia me urtësi e këtij shkrimtari antik do të na shërbente të gjithë neve edhe sot. Por, kjo porosi sidomos do ju hynte në punë akterëve të politikës si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Pozita vazhdimisht vajton me lot të rinj pikëllimet e të kaluarës kur qeveriate opozita. Opozita vajton për pikëllimet që shkaktonte atëbotë pozita.  Herë kthehen te lufta, herë të para-lufta, herë te pas-lufta - vazhdimisht duke u ankuar e akuzuar njëri-tjetrin. Vetëm e vetëm për të kaluarën! Po për të ardhmen a keni diçka zonja e zotërinj? Mjaft më! Mjaft me ata lotë herë krokodili e herë të tjerë se na çmendet. Deri kur do të vazhdoni të mirreni vetëm me ankesa për të kaluarën? Kur do të filloni të bëni diçka për të ardhmen?  Për të kaluarën e të ardhmen po e sjellë në kujtesë një pjesë të fjalimit të nobelistit Elie Wiesel. "Pikerisht siç nuk mundet njeriu të jetojë pa ëndr...

Në konfuzionin e dhunës

Image
Po thonë se nuk duhet me i përkrah djemtë që po luajnë Counter Strike, sepse i bjen sikurse me e promovu dhunën. Video lojëra në të cilat ndiqesh, vritesh e pritesh, me të tjerët - virtualisht. Pra, si pacifistë absolut që jemi, nuk duhet t'i promovojmë ato.  Si pacifistë virtualë që jemi, dihet, themi se dhuna është diçka e urryer që nuk duhet promovuar në asnjë mënyrë! Shumë mirë! Por, a është e vërtetë se përnjëmend e urrejmë dhunën? Sa i përket dhunës, njëriu më shumë duket se është në njëfarë konfuzioni. Në njërën anë e urrejmë dhunën, kur është e llojit që nuk na pëlqen. Mirëpo, kur dhuna na pëlqen, ne tranohemi pas saj. Paguajmë bileta me shuma të mëdha të pareve, vetëm me shku me pa përsona që ia tharbin turinjtë tjetrit, e shtrejnë përtokë, e përgjakin; ndajmë medalje për të promovuar protagonistët e dhunës; madje ngrisim edhe përmendore të njerëzve që me mburrje mbajnë në duar mjete me të cilat kanë ndarë koka nga trupi.  Por, megjithatë e urrejmë dhunën! Jemi të dhi...

Ndërmjet arsyes dhe ndjenjës

Image
Njeriu vepron në bazë të arsyes. Kur diçka e vlerëson si të dobishme dhe të arsyeshme, atë edhe e vepron. Përveç mbi bazën e arsyes, njeriu vepron edhe në bazë të ndjenjave. Kur diçka e ndjen, i pëlqen, pavarësisht në është e arsyeshme ose jo, njeriu e vepron atë që atij i pëlqen. Atëherë, a ekziston akoma diçka përtej kësaj dikotomie ndërmjet arsyes dhe ndjenjës, e që ndikon në sjelljen njerëzore? Po. Kur njeriu vepron mbi bazën e asaj që dikush tjetër i thotë. Nuk vepron mbi bazën e asaj që ai e vlerëson apo e ndjen, por e vepron atë që dikush tjetër e vlerëson apo e pëlqen për të. Kur njeriu vepron kësisoj, nuk e pranon autencitetin e vet në relacionin me sjelljen, por opinionin e dikujt tjetër për vetëveten, kjo ndryshe quhet edhe vetëvrasje filozofike (term i huazuar nga Albert Camus :)). Kësisoj, thonë se njëriu mundet me e humbë lidhjen me vetëveten dhe arrin deri aty ku mezi e ndjen apo nuk e ndjen fare gjallë vetëveten.

Rrej përtoke

Image
Kur po i dëgjoj do figura politike çka po flasin, e pastaj disa tifozë të tyre qysh po përpiqen me i racionalizu skandalizimet e tyne, po me kujtohet ajo anekdota - rrej bile përtoke… Për ata që s'e dijnë anekdoten.  Kishin qenë dy shokë të ngushtë, njëri prej tyre në çdo bisedë me njerëz e kishte pasë ves me gënjy. Ndërsa, shoku i tij vazhdimisht ia racionalizonte (mbulonte) gënjeshtrën dhe e nxirrte prej situatës. Një ditë prej ditësh, në një ndejë në odë po vazhdon ai gënjeshtari:  - E pashë një ditë një qen fluturojke edhe lehke - ham. U shikuan në mes vete të pranishmit edhe gati sa nuk filluan të tallen ngapak me të. Ndërhyri shpejt shoku i tij edhe shtoi:  - A e dini si ka qene puna burra? Shqiponja e kishte kapë me kthetra qenin edhe fluturonte me të, ndërkohë që qeni lehte. - Eeeh po, tash ka kuptim! - thanë ata. Mbasi dolën prej odës po i drejtohet shoku që ia mbuloi gënjeshtrën shokut:  - Allahile, kur t'rrejsh, rrej bile përtoke, e jo për havaje. Përtoke ...

Dhuna

Image
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë për një rritje të manifestimit të dhunës në shoqëri, rreth, familje. Nga rrahjet, gjuajtjet me armë, deri te më e rënda - vrasja. Organet e drejtësisë natyrisht që duhet të kryejnë punën e tyre dhe të merren me pasojat. Por, shteti dhe shoqëria duhet të ndërmarrë edhe masa parandaluese. Fillimisht të identifikojë shkaqet se prej nga po vjen kjo dhunë, përmes projekteve hulumtuese nga ekspertë që i studiojnë sjelljet njerëzore dhe sociale. Cilët janë shkaktarët që po i shtyjnë njerëzit drejt dhunës? Po dëgjojmë lloj-lloj mendimesh, dikush thotë tradita patriarkale, dikush kultura e muzika, dikush niveli i ultë i arsimit e emancipumit, dikush gjëndja socio-ekonomike, dikush gjenetika… Prandaj, do të ishte mirë që të bëhen hulumtime në këto sfera dhe të identifikohen shkaktarët. A thua e kemi në gjene atë që njihet në zhargon si "gjeni e luftëtarit" (ang. warrior gene)? I cili nëse aktivizohet manifestohet me sjellje të papërmbajtur agresive të i...

Pse ndikohemi nga teoritë konspirative?

Image
Nuk është vetëm një arsye sigurisht. Ka arsye të ndryshme pse secili prej neve individualisht, në sfera dhe nivele të ndryshme, mund të jemi të ndikueshëm nga teori konspirative apo lajme të pasakta. Një prej perspektiva, që mua më duket e arsyeshme, siç e spjegojnë studiuesit e sjelljeve njerëzore, ka të bëjë me mekanizmin e mendjes për mbijetesë. Si shpjegohet kjo? Kur je në pyll natën e diçka shushullitë pas shkurreve, ajo që së pari të shkon në mendje është - mos është arusha, ujku, apo ndonjë rrezik i caktuar. Kur shkon pas shkurreve e sheh që nuk ka asgjë, vetëm era i ka tundur gjethet. Në favor të mbijetesës është çdoherë që të mendohet rreziku. Sepse më hesap ke të mendosh se është arusha, e të jetë vetëm era. Sesa të mendosh se është era e të dalë pastaj arusha. Ky mekanizëm i të menduarit në këto rrethana është jashtëzakonisht i dobishëm. Megjithatë, në jetën e përditshme pastaj ky mekanizëm mund të aktivizohet më tepër se që duhet, për secilën rrethanë ku individi nuk ka mja...

Eksperimenti i Zimbardos

Image
Këto ditë po qarkullon një video e një polici i cili godet një të ri me shuplakë. Pa dashur me e paragjyku rastin në fjalë, në përgjithësi shtrohet pyetja - pse ndodhin këto gjëra? A ndodhin si rezultat i personalitetit të ndonjë pjesëtari të policisë apo si rezultat i rrethanave të caktuara, të cilat mund t'i çojnë individët drejt sjelljeve abuzuese? Në vitin 1971 në Universitetin e Stanfordit zhvillohet një eksperiment që tenton t'i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Podrumi i Universitetit pershtatet në një lloj burgu, 24 studentë vullnetarë ndahen në dy grupe, gjysma në rolin e të burgosurit dhe gjysma tjetër në rolin e gardianit. Ishte planifikuar që eksperimenti të zgjaste dy javë mirëpo eskalon situata aq shumë dhe ndërpritet pas gjashtë ditëve. Përfundimet nga ky eksperiment tregojnë se: kur njerezit ndjehen anonim dhe kanë fuqi mbi persona tjerë të de-personalizuar, lehtësisht mund të bëhen të ligë, dhunues e abuzues. Këto sjellje janë vënë re rëndom nëpër botë si në burgj...