Ndërmjet arsyes dhe ndjenjës

Njeriu vepron në bazë të arsyes. Kur diçka e vlerëson si të dobishme dhe të arsyeshme, atë edhe e vepron.

Përveç mbi bazën e arsyes, njeriu vepron edhe në bazë të ndjenjave. Kur diçka e ndjen, i pëlqen, pavarësisht në është e arsyeshme ose jo, njeriu e vepron atë që atij i pëlqen.

Atëherë, a ekziston akoma diçka përtej kësaj dikotomie ndërmjet arsyes dhe ndjenjës, e që ndikon në sjelljen njerëzore? Po. Kur njeriu vepron mbi bazën e asaj që dikush tjetër i thotë. Nuk vepron mbi bazën e asaj që ai e vlerëson apo e ndjen, por e vepron atë që dikush tjetër e vlerëson apo e pëlqen për të.

Kur njeriu vepron kësisoj, nuk e pranon autencitetin e vet në relacionin me sjelljen, por opinionin e dikujt tjetër për vetëveten, kjo ndryshe quhet edhe vetëvrasje filozofike (term i huazuar nga Albert Camus :)). Kësisoj, thonë se njëriu mundet me e humbë lidhjen me vetëveten dhe arrin deri aty ku mezi e ndjen apo nuk e ndjen fare gjallë vetëveten.





Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija