Posts

Showing posts with the label Komike

Në arealin e vitcave

Image
Vitc është aftësia për me ditë me shprehë diçka kreative, të mençme, shkurt, shpejtë, dhe shpesh me një dozë humori. Vitcat kur janë me vend, në situata të sikletshme, emocionale, etj. zakonisht janë të mirëseardhun, sepse e relaksojnë muhabetin. Siç thotë Niçe - vitci është epitaf i emocionit. Figurat politike te ne shpesh e testojnë vetën në vitca, rrallëherë kanë deri diku sukses, por shpeshherë dështojnë tmerrësisht. Arsyeja pse dështojnë është se iu mungon kreativiteti, mprehtësia inteligjente, apo humori. P.sh. fillojnë e recitojnë tekste të këngëve bajate që nuk e arrijnë dot nivelin e vitcit. Churchilli thuhet se ka qenë i mirë në vitca. Ja një që thuhet se ka ndodhë në mes tij dhe Lady Astor - anëtare e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në atë vakt: Lady Astor: "Winston, me pasë qenë burri jem, pa ta qitë helmin në çaj s’e kisha lanë" Churchilli: "Nancy, me pasë qenë gruja jem, edhe unë pa e pi s'e kisha lanë”

Dreqen n'shitje

Image
E pata dëgju një anekdotë prej njerëzve që kanë ndejt nëpër oda, në lidhje me njanin që kish pasë dalë në pazar me shitë dreqen. E mbushi një thes me dreqen edhe doli në pazar. Po avytet një blerës - zgjedhma një t'mirë! - tha. - Çka ke me zgjedh? - iu përgjigj shitësi - Dreq n'fund, dreq n'mes, dreq n'krye të thesit. Merre cilin të duash.

Frutat

Image
Fruta dhe perime. Po them fruta, sepse në Kosovë themi "pemë dhe perime". E kam pasë njëherë një përjetim në një ëmbëltore të Tiranës në lidhje me pemë (fruta). Shkuam me disa miq në një ëmbëltore në qendër të Tiranës, kërkova akullore me pemë, ndërsa ajo çupa simpatike që punonte aty - nuk më kuptonte dot. -Pemë bre, a s'e di ti çka janë pemët? -Pemët, po... këto - u shpreh me njëfarë dyshimi dhe bëri me dorë kah rruga ku ishin të mbjellë disa drunjë.  Aty e kuptova se ku isha ngatërruar, me pemë kuptohej vetëm trungu, jo edhe fruti. Kushedi se çka paska menduar vajza tironase, këta kosovarët po hajkan drunjë, bujashka. Shpresoj të ketë menduar se i hamë në formë të peletit, se po mendoi se i hamë në formë byku apo pluhuri të sharrës me t'hallall. Të mos flasim se këto ditë dimri, po i inhalojmë në formë tymi bashkë me qymyr… Kur jemi te frutat, tregonte një mik i imi që i ka vëllezërit jashtë, në një prej shteteve evropiane, e të cilët atje merren me biznesin e frut...

S'ka virus - disonanca kognitive

Image
Shkova për me i rregullu disa dokumente vitin e kalum. Duke pritë në korridor, po kalon njani pa maskë po do me hy në objekt, roja kërrsh ke t'u ba me to - nuk e lejoi me hy pa maske. Pas konfliktit që e pati, po më drejtohet mua si duke u ankue tha: s'po marrin vesh, i thua njëqind herë që nuk lejohet me hy pa maskë prapë tenton. Une edhe pak për me ia ba rrafsh, si duke e përkrahë po ia kthej: po kështu duke hy pa maska po përhapet virusi! Jo - tha - virus s'ka hiç! Veç që e kanë pru ligjin kështu tash. Needless to say - Mbeta pa fjalë! Nuk dita çka me i thanë. PS. Shembull tipik i disonances kognitive.

Vaksina e Billit

Image
  E mbaj në mend, disa djem organizojshin trajnime për sistemin operativ Linux. Sa i mirë është Linuxi, sa stabil, sa i sigurtë, sa... Kur e minimizojke PowerPointin, në laptop i dilke Windowsi i Bill Gecit! Po masi koka aq i mirë bre jaran, pse s'e ke instalue për veti? E po, po hë po s'ë... Kështu që, mos e zgatni ma shumë po', përvjelini mangën kadale, edhe ushtrone lirinë e shprehjes dhe zgjedhjes në cilin krah po e doni vaksinen, a n't'djathtin a t'majtin? PS. Nuk kam asgjë kundër Linuxit (të kuptohemi), përkundrazi më pëlqen. Morali i storjes është: sillu kah të sillesh, pa e instalu Windowsin edhe me e marre vaksinen e Bill Gejtsit nuk ki qare :)

Puna me arkaiva (arkiva)

Image
E kam pas dëgju një ngjarje paksa komike që ka ndodhë para shumë viteve në Kosovë. Një punonjës i njërës prej organizatave ndërkombëtare po e zhvillon një dialog me një koleg të tijin: - Kom fillu me punu, përveç punëve tjera të rëndomta, tash po mirrem edhe me arkaiva (për arkiva). Tash ma shkruajnë edhe një letër rekomandimi që po punoj edhe në arkaiva. + Ruaju po ta shkruajnë najkah që ke punu në AlKaida - po ia kthen kolegu i tij.