Blerja e zërave dhe arsyetimi i motivuar
Nuk është më risi që njerëzit blejnë zëra . Risia është se gati të gjithë shtiren se habiten. Analisti që flet si “i pavarur” dhe mendimi i të cilit është paguar në prapaskenë nuk është thjesht një devijim etik . Ai është simptomë. Një simptomë e një epoke ku fjala nuk kërkon më të jetë e vërtetë, mjafton të jetë efektive. Në një kohë më të hershme, gënjeshtra kërkonte fshehje. Sot ajo kërkon vetëm një studio televizive dhe një ton të sigurt. Dhe publiku, i mësuar me këtë teatër, nuk reagon më ndaj mashtrimit vetë, por vetëm ndaj faktit se kush e ka kryer atë. Nëse e bën “i yni” – është strategji. Nëse e bën “tjetri” – është skandal. Kështu lind një moral i ri: jo morali i së vërtetës, por morali i tribusë. Por ajo që quajmë “ opinioni publik ” është gjithnjë e më pak opinion dhe gjithnjë e më shumë një treg i zëvendësuar nga interesa që nuk kanë më nevojë të fshihen , vetëm të maskohen pak më mirë. Dhe në këtë pikë, problemi nuk është më se njerëzit mashtrohen. Problemi është se masht...