Mësimi i mbrapshtë i matematikës
Dje, fëmijëve j'ua dhash një detyrë, thash: nëse jua jap 30 euro në muaj për me i shpenzu në shkollë, sa euro mundeni me i shpenzu çdo ditë në mënyrë që në fund të muajit me ju tepru 5 euro? Hajt përkthene këtë me gjuhën e matematikës. Nuk po me duhet thash rezultati, por ekuacioni.
U mundun për njëfarë kohe edhe nuk mujten. Lypni në internet thash, përdorni ChatGPT çka të doni. Prap pa sukses. Pyeteni nesër arsimtaren e matematikës thash.
Erdhen sot prej shkollës, edhe menjëherë, bab as arsimtarja nuk e diti.
E po pikërisht këtu është problemi, matematika mësohet vetëm prej gjysmës së rruges, mësohet qysh me u zgjidhë ekuacionet që dikush tjetër i ka parashtru, por jo edhe se si me e shpreh një problem të jetës reale me gjuhën e matematikës.
Problemet e aritmetikës përkthehen ma natyrshëm në matematikë, psh edhe dyqanxhiu kur blen diçka menjëherë ia shtin lapsin. Por kur vjen puna te algjebra, askush nuk din me e përkthy një problem të thjeshtë me gjuhë të matematikës.
Këtu mendoj se qëndron edhe problemi pse nxënësit hasin në vështirësi edhe me lëndën e fizikës, sepse detyrat aty janë një paragraf me gjuhë natyrore që kërkon që ajo të përkthehet në gjuhë të matematikës dhe pastaj të zgjidhet, por fëmijët te ne e mësojnë matematikën mbrapsht.
Comments
Post a Comment