Posts

Showing posts with the label Film

Inteligjenca artificiale - frika nga e panjohura

Image
Çdoherë diskutimi rreth inteligjencës artificiale përcillet me njëfarë ndjenje në mes të eksitimit dhe frikës - që studiuesit e mendjes njerëzore ndoshta do të mund t'a shpjegonin duke e ndërlidhë me pjesën reptiliane të trurit - amigdala-n. Qendra në tru ku supozohet se qëndrojnë frikërat. Pse frikë? Nga e panjohura. E panjohura kryesore jemi vetë ne. Që i bie se para së gjithash, frika nga IA ndoshta në radhë të parë është frikë nga vetë-vetja. Apo koncepti i 'hijes' sipas Carl Jung-ut - një gjë që e urrejmë tek tjetri ka mundësi që pikërisht atë e kemi vetë por nuk e pranojmë. Ndoshta, vetë do të bënim veprime të tmerrshme po të kishim mundësinë të cilën frikësohemi se mos do t'a ketë inteligjenca artificiale. Është thënë se për funksionimin e trurit shkenca di vetëm 10%. Kaq pak dijmë për makinën biologjike që e udhëheqë jetën tonë, e që përbëhet prej më shumë se njëqind miliardë neuroneve, të lidhura në mes vete në nyje që në gjuhën e mjeksisë u thonë - sinapsa. Dm...

Filmi Matrix

Image
Në vitin '99 ka pasë dalë për herë të parë Matrix-i. Edhe në atë kohë si sot u ndalke rryma. Kinemaja me duket hala nuk ka qene funksionale. Filmat i merrshim me qira ne video-klub te Ademi. Nejse, paten nise me dale DivX-at ne CD. Neo e ka pase pyet Morpheusin në film:  - Nëse vdes në Matrix, a vdes edhe në jetën reale? - Sigurisht! - u përgjigj Morpheusi - Trupi nuk jeton dot pa mendjen. Paramendo me hi në Matrix edhe me t'u ndalë rryma! Kjo e kish kthy filmin prej Sci-fi në horror.

Beautiful mind

Image
Me këtë titull ka qenë një film shumë i mirë para ndoshta 20 viteve. Filmi bazohet në biografine e gjeniut amerikan të matematikës John Nash – i cili njihet për Teorinë e Lojës (Game Theory). Rolin e tij në film e luan aktori i njohur Russell Crowe. Nash, përveçse gjeni, ka vuajtur nga probleme mendore, skizofreni dhe halucinacione. Ka komunikuar me njerëz të cilët nuk ekzistojnë në realitet, vetëm në mendjen e tij. Mirëpo, si duket halucinacionet kanë qenë aq reale, sa nuk ka mundur të e hetojë veten se është i sëmurë për një kohë të gjatë. Në film paraqitet, në mes tjerash, se si i shfaqej një person me një kapele dhe tesha të zeza, nga shërbimi sekret, i cili i jepte detyra kinse për deshifrim të kodeve të armikut. Ai pastaj vetmohej, shkruante letra dhe i dërgonte në një adresë në emër të një personi të caktuar. Mirëpo, meqë ishte në mision sekret, askush nuk e dinte për këtë – madje as gruaja e tij. Gjendja e tij sa vinte e rëndohej, halucinimet vinin duke iu përkeqësuar, derisa n...

Captivity of negativity

Image
Para dhjetë viteve, ka qenë një serial që e përcillja (Prison Break - e transmetonte Fox-i nëse nuk gaboj). Në mes tjerash, njëri prej roleve negative aty, pas arratisjes nga burgu, nisi të përpiqej disi t'i lente anash marrëzitë që kishte bërë në të kaluarën. Filloi të mbante trajnime rreth zhvillimit personal. Nisi t'i ecte mbarë; njëri prej termeve të narracionit të tij - captivity of negativity - burgosja i negativitetit. Një quote nga seriali: "Jemi rob të identiteteve tona, jetojmë në burgjet që i krijojmë vetë." Burgu i negativitetit ushqehet më së shumti nga informatat që i marrim çdo ditë nga rrethi shoqëror, njerëzit, mediat… të fokusuar vetëm në rrëfimin e ngjarjeve negative që ndodhin çdo ditë, vetëm zi e terr. Mediat zakonisht zgjedhin vetëm lajmet më negative për m'i transmetu - sepse ato shiten më së shumti. Hans Rosling në librin e tij Factfulness (një libër briliant) kur flet rreth asaj që e quan - instinkti i një perspektive të vetme - në lidhje ...

Vaksina

Image
Vaksinën e parë e ka zbulu anglezi Edward Jenner qysh në vitin 1796. Para se t'a zbulojë ai vetë ka qenë i "vaksinuar" sa ishte fëmijë. Qysh? Çka jam t'u thanë kështu? Me u vaksinu hala pa u zbulu vaksina! Pak si në këtë filmin Tenet… Lady Mary Wortley Montagu, gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll, në disa letra të shkruara në vitin 1718 i përshkruan takimet shoqërore që zhvilloheshin ndërmjet grave osmane. Në mes tjerash, tregon se si i merrnin edhe i bënin bashkë fëmijët e tyre edhe ju bënin nga një gërvishtje në krah me njëfarë mjeti të mprehtë që kishte prekur në qelbin e plagëve të personave të infektuar me variolë-lijë. Pas kësaj procedure të njohur si "variolim", fëmiu merrte një formë të lehtë të smundjes dhe pastaj bëhej imun ndaj saj. Zonja Mary edhe vetë ishte e mbijetuar nga kjo smundje e tmerrshme që i kishte lënë pasoja permanente. I kishte varioluar fëmijët e saj në Stamboll, pastaj i kishte bindur fillimisht familjen mbretërore pastaj edhe...