Captivity of negativity

Para dhjetë viteve, ka qenë një serial që e përcillja (Prison Break - e transmetonte Fox-i nëse nuk gaboj). Në mes tjerash, njëri prej roleve negative aty, pas arratisjes nga burgu, nisi të përpiqej disi t'i lente anash marrëzitë që kishte bërë në të kaluarën. Filloi të mbante trajnime rreth zhvillimit personal. Nisi t'i ecte mbarë; njëri prej termeve të narracionit të tij - captivity of negativity - burgosja i negativitetit.

Një quote nga seriali:

"Jemi rob të identiteteve tona, jetojmë në burgjet që i krijojmë vetë."

Burgu i negativitetit ushqehet më së shumti nga informatat që i marrim çdo ditë nga rrethi shoqëror, njerëzit, mediat… të fokusuar vetëm në rrëfimin e ngjarjeve negative që ndodhin çdo ditë, vetëm zi e terr. Mediat zakonisht zgjedhin vetëm lajmet më negative për m'i transmetu - sepse ato shiten më së shumti.

Hans Rosling në librin e tij Factfulness (një libër briliant) kur flet rreth asaj që e quan - instinkti i një perspektive të vetme - në lidhje me mediat, e sjell një analogji perfekte:

"Krijimi i përshtypjes mbi botën duke u mbështetur në media do të ishte sikur të krijonit përshtypjen për mua duke u mbështetur vetëm në një fotografi të shputës së këmbës sime. Sigurisht që shputa është pjesë e imja, por është një pjesë goxha e shëmtuar. Unë kam pjesë më të mira. Krahët i kam - jo kumeditë çka - por janë në rregull. Fytyra është OK. Nuk është se fotoja e shputës sime është gënjeshtër rreth meje. Por, nuk e tregon tërësinë time."

Pra, burgosja e negativitetit përmes shmangies së instinktit që tenton t'a shpjegojë botën nga vetëm një perspektivë.

Cliché: Në secilën storje ka së paku tri perspektiva: e imja, e jotja dhe realiteti.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija