Ressentiment

Kâjta e koritë njërin! (Populli)

Në momente të errëta të sinqeritetit me vetëveten, ndoshta do të dëshironim të ishim më të suksesshëm në jetë, të kishim më shumë pasuri, të mos kishim bërë gabime jetësore të pariparueshme, të ishim më të zgjuar, më punëtor, më me autoritet, më me fat, më të guximshëm, më të hijshëm... Me një fjalë, shumë gjëra mund të na mungojnë në jetë për të cilat lakmojmë.

Në lidhje me lakminë, filozofi gjerman Friedrich Nietzsche, përdor shprehjen frënge "ressentiment" - me theks tek ndjenja e poshtërimit që ndjejmë për diçka që dëshirojmë t'a kemi por nuk mundemi.

Megjithatë, Nietzsche nuk insiston se lakmia është domosdoshmërisht diçka e keqe. Në mënyrë interesante i pasqyron disa veçori të njeriut të ressentiment-it (lakmitarit):

"Përderisa njeriu fisnik jeton me besim dhe i hapur me veten e tij ("i drejtë" dhe ndoshta edhe "naiv"), njeriu i ressentiment-it nuk është as i drejtë, as naiv, as i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë me vetën. Shpirti i tij i picërron sytë; hija e tij i do vendet e errëta, shtigjet e fshehta dhe dyert e pasme, gjithçka që është e fshehtë e josh botën e tij, sigurinë e tij, rehatinë e tij; ai e di se si duhet të heshtë, si të mos harrojë, si të presë, si të jetë përkohësisht vet-nënçmues dhe i përulur." (Mbi gjenealogjinë e moralit - Nietzsche)

Nietzsche fillon me një histori spekulative në lidhje me gjenezën e vlerave morale. E mira dhe e keqja në të kaluarën, vendoseshin sipas shijes së klasës sunduese të aristokracisë. Dmth vlera konsideroheshin: fitorja, pasuria, dija, konfidenca seksuale, fuqia...

Pjesa tjetër e popullatës që nuk i takonin shtresës sunduese - "turma" sipas Nietches - nga lakmia për të gëzuar privilegjet e aristokracisë dhe pamundesia fizike për t'iu revanzhuar atyre, përdoren armën e "fajit" kundër tyre. Në atë mënyrë që të gjitha ato që konsideroheshin vlera me të cilat identifikohej aristokracia i zëvendësuan me vlera me të cilat identifikoheshin ata - turma.

Mungesa e pasurisë u vlerësua si -> varfëri e ndershme.

Mungesa e edukimit -> sinqeritet.

Mungesa e seksit -> dëlirësi.

Pamundësia për hakmarrje -> falje.

Në bisedë me një mik para disa ditësh më tha se edhe ideologjia komuniste ka të bëjë diçka me këtë. Socializmi vs kapitalizmi. Besoj se ka të drejtë.

A thua të ketë të drejtë Nietzsche kur spekuplon se nga lakmia njerëzit shtyten të ndërhyjnë në ridefinimin e kornizës së vlerave morale?

A të koritë kâjta apo të shtyn t'i shohësh të tjerët si të koritun?



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija