Vetëdija politike

Politikanët janë sikurse pelenat, duhet me i ndërru shpesh, për të njëjtat arsye (Mark Twain)

Shpresoj se më në fund kemi hyrë në këtë fazë - sepse deri tani - 20 vite me një pampers.

Nuk ka më komoditet në mesin e partive politike për vota të garantume - i kam të garantume unë votat. E jo! Askush nuk duhet me i pasë më votat e garantume, vetëm të MERITUME.

Kështu që, është për t'u përshëndetur ky nivel tjetër i vetëdijes qytetare. Kur qytetari e mban përgjegjës pushtetarin me anë të votës, ka më shumë shpresë se gjërat do të fillojnë të ecin për së mbari edhe në sferat tjera.

Shteti duhet të jetë ai që i garanton të drejtat e barabarta të individit. Jo partia, jo kolektivizmi partiak apo provincial.

Hajde urime edhe festa e madhe kombëtare e Pavarësisë!



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija