Prishtina, jo vetëm përmes autobusëve

Tash është koha e zgjedhjeve lokale, koha e ringjalljes së deja vu-ve e të premtimeve. Premtime për një qytet të përparuar, për një jetë të përkryer, veç a kemi ymer derisa t'i votojmë e t'i zgjedhim këta kandidatë për kryetar e për asamble.

Autobusët për shembull, të mirë boll, kush ka mjaft kohë me u shëtitë me ta nëpër qytet. 

Pata hypë para një kohë në autobusin numër 4, pas ndonjë dy stacioneve zbrita dhe vazhdova në këmbë pjesën tjetër të rrugës. Arsyeja besoj se po dihet. E pashë që rrugën që në këmbë e bëj për 15 minuta, me autobus bën rreth një orë. Kur zbrita nga autobusi, mungoi vetëm edhe ai udhëtari nga një storie që tregohet se ka ndodhur para luftës. 

Një udhëtar - të më ndjeni - kishte pas lëshu gazëra në autobus. Një bashkëudhëtare serbe filloi t'a qortonte e të ankohej se si vinte era e keqe. Ndërsa ai iu përgjigj (në gjuhën serbe) - gospodjo, ja ne jedem ruze (zonjë, unë nuk ha trëndafila).

Ajo që desha të theksoj me problemin me autobusa në Prishtinë, e që më bën mua që të mos e përdor këtë mjet transporti, janë linjat. Autobusi duhet të jetë i organizuar ashtu që të jetë më efikas sesa ecja në këmbë. Pastaj, mënyra e pagesës, sikur të ishte me RFID kartë për shembull.

Probleme ka shumë në Prishtinë, transporti publik është vetëm një prej tyre, madje nuk besoj se është problemi më i madh.

Për halloween dhe autobusa pata shkruar njëherë diçka që lidhet me Prishtinën dhe autobusat :)

Pata shkruar edhe në lidhje me disa nga problemet e urbanizmit dhe ndërtimeve.











Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija