I dashuni mësues

Kur ishte pasë zbulu radioja, shumë kishin pasë mendu se kjo do të shkaktojë revolucion edhe në sferën e arsimit dhe do t'i zëvendësojë mësuesit. Zgjidhet mësuesi dhe ligjëruesi më i mirë në botë, i cili i transmeton ligjëratat përmes valëve të radios dhe kështu nxënësit mësojnë prej tij. Por, siç jemi dëshmitarë, radioja natyrisht se ka sjellë revolucion në fushën e informimit, megjithatë nuk ka arritur t'a zëvendësojë dot mësuesin.

Pastaj u zbulua televizori, i cili përveç transmetimit të zërit e bartë edhe anën vizuale që i mungonte radios. Në TV përjetimi i shkëmbimit të informacionit është shumë më i avancuar. Tani pritej që vërtetë të ndodhte ai revolucion në edukim. Edhe? As TV nuk u vërejt se pati ndonjë ndikim të madh në këtë aspekt.

Siç mund të paramendohet e njëjta ka ndodhë edhe me rastin e internetit. Interneti me të gjitha të mirat e tij të cilat i dijmë. Por, a ka arritur interneti të zëvendësojë rolin e të dashunit mësues i cili jep mësim në klasë? Jo pra! Pse?

Çka paska diçka tek ky relacion ndër-personal në mes të mësuesit dhe nxënësit që nuk po mund t'a zëvendësoka teknologjia e botës, sado të përparojë ajo? 

Sipas atyre që e kanë hulumtuar këtë çështje, arsyeja kryesore pse teknologjia kurrë nuk do të arrijë të zëvendësojë rolin e mësuesit qëndron tek - MOTIVIMI. Mësuesi para së gjithash, i frymëzon nxënësit, i motivon ata, u jep vullnet që të vazhdojnë rrugën e tyre në kërkim të dijes. Pra, eksperienca e motivimit duhet të jetë fokusi elementar i mësuesit. Mësuesi është modeli që rrezaton frymëzim tek ata që e dëgjojnë. Roli primar i mësuesit nuk është transmetimi i informatave, sepse atë punë më mirë e bëjnë radioja, TV, interneti…

Informata nuk është dije. Burimi i vetëm i dijes është eksperienca. Eksperienca të duhet për të arritur urtësinë. (Albert Einstein)



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija