Posts

Showing posts with the label Vaksina

Mashetat e ngritura

Image
Hans Rosling në librin e tij Factfulness* e tregon një njgjarje personale qe i ka ndodhur në një zonë të thellë të Kongos. (teksti në vazhdim është një përkthim, përmbledhje dhe përshtatje - nuk është përkthim fjalë-për-fjalë i tekstit në libër) Fillon tregimin autori duke thënë se ka qenë pjesë e një projekti hulumtues rreth një epidemie të quajtur konzo , e zbuluar në Mozambik mirëpo e shtrirë në shumë vende tjera afrikane. Ky projekt hulumtues kishte dy vite që ishte planifikuar, kështu që, ishin siguruar të gjitha, leja, vozitesit, përkthyesit, dhe pajisjet laboratorike ishin bërë të gjitha gati. Një mëngjes, derisa po pergatitesha për fillimin e punës - vazhdon autori - në një kasolle të fshatit aty, po e vërej fshatarët po grumbulohen jashtë. E pash që diçka nuk shkonte si duhet, por i zënë me punë, duke i marre mostrat e gjakut, zhurma e gjeneratorit edhe nuk i dëgjoja mirë zërat e njerëzve jashtë.  Po e shoh me nje moment, diçka sikur u errësua kasolleja, kur po dal, rreth ...

Rast studimi i mortalitetit

Image
Përkundër faktit se shumë prej nesh jemi dëshmitarë të vdekjeve nga COVID-i, të shumë njerëzve që i kemi njohur. Akoma ka individë që dyshojnë nëse është COVID-i që po i vret njerezit. Dëshmi më të madhe se vdekja nuk ka. Siç thotë Ali Asllani në poezinë e tij - vetëm vdekja bën të sajën... Në imazhin më lartë janë të dhënat në lidhje me mortalitetin në SHBA, pavarësisht shkaktarit të vdekjes - e morra SHBA-në për rast studimi meqë aty sistemi është i sofistikuar dhe vdekjet raportohen saktë, për dallim prej disa vendeve tjera që mund të ketë probleme në raportimin e vdekjeve për arsye teknike. Këtu kemi të paraqitura në formë grafi numrin e vdekjeve, pavaresisht shkaktarit të vdekjes, përgjatë viteve nga viti 2015 deri 2021. Siç shihet, nga viti 2015 deri në vitin 2019 (të shënuara me ngjyrë gri) mortaliteti ka një rrjedhë të përafërt prej viti në vit, gjatë dimrit vërehet mortalitet më i lartë, i cili bie gradualisht gjatë verës. Për vitet 2015-2019 është nxjerrë edhe një mesatare e ...

Vaksina e Billit

Image
  E mbaj në mend, disa djem organizojshin trajnime për sistemin operativ Linux. Sa i mirë është Linuxi, sa stabil, sa i sigurtë, sa... Kur e minimizojke PowerPointin, në laptop i dilke Windowsi i Bill Gecit! Po masi koka aq i mirë bre jaran, pse s'e ke instalue për veti? E po, po hë po s'ë... Kështu që, mos e zgatni ma shumë po', përvjelini mangën kadale, edhe ushtrone lirinë e shprehjes dhe zgjedhjes në cilin krah po e doni vaksinen, a n't'djathtin a t'majtin? PS. Nuk kam asgjë kundër Linuxit (të kuptohemi), përkundrazi më pëlqen. Morali i storjes është: sillu kah të sillesh, pa e instalu Windowsin edhe me e marre vaksinen e Bill Gejtsit nuk ki qare :)

Beautiful mind

Image
Me këtë titull ka qenë një film shumë i mirë para ndoshta 20 viteve. Filmi bazohet në biografine e gjeniut amerikan të matematikës John Nash – i cili njihet për Teorinë e Lojës (Game Theory). Rolin e tij në film e luan aktori i njohur Russell Crowe. Nash, përveçse gjeni, ka vuajtur nga probleme mendore, skizofreni dhe halucinacione. Ka komunikuar me njerëz të cilët nuk ekzistojnë në realitet, vetëm në mendjen e tij. Mirëpo, si duket halucinacionet kanë qenë aq reale, sa nuk ka mundur të e hetojë veten se është i sëmurë për një kohë të gjatë. Në film paraqitet, në mes tjerash, se si i shfaqej një person me një kapele dhe tesha të zeza, nga shërbimi sekret, i cili i jepte detyra kinse për deshifrim të kodeve të armikut. Ai pastaj vetmohej, shkruante letra dhe i dërgonte në një adresë në emër të një personi të caktuar. Mirëpo, meqë ishte në mision sekret, askush nuk e dinte për këtë – madje as gruaja e tij. Gjendja e tij sa vinte e rëndohej, halucinimet vinin duke iu përkeqësuar, derisa n...

Vaksinimi kundër Covid-it

Image
Pardje e morra vaksinën kundër Covid-it. Vaksina e prodhuar nga Johnson & Johnson, e cila funksionon me atë që njihet në mikrobiologji si virus vektor, jo mRNA. Atë ditë edhe të nesërmen pata ngapak temperaturë, ethe dhe dhëmbje të nyjeve e muskujve. Pra, kaq i kishte efektet anësore vaksina. Sot, kam qenë shumë mirë pa asnjë problem. Sa i përket efektit të "magnetizimit" që është përmendur rëndom nëpër internet. Kur e hoqa atë sticker-in me ngjitës që t'a vendosin pas vaksinimit, është e vërtetë - ngjiteshin monedha dhe gjësende tjera, qoftë të metalta apo tjera, në vendin e vaksinës. Por, pas një dushi dhe pastrimi të dorës me sapun, u zhduk ai efekt "magnetik". Te unë, iluzionin e efektit magnetik e kishte pas krijuar ngjitësi. PS. Megjithatë, vaksina tek disa persona mund të shkaktojë efekte anësore me komplikime më të mëdha. Prandaj, secili person para se të marrë vaksinën, le të konsultohet mirë me mjekun për gjendjen e tij shëndetësore, p.sh. alergjit...

Dhe vaksina erdhi

Image
  ...Dhe vaksina erdhi Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim Dhe ndër zemrat tona ngriti një fole E një jetë e bukur e një jetë e re Me dëshira të shumta, po buzëqesh në lulëzim. Migjeni po të ishte sot, sigurisht se këto vargje do t’ia kushtonte vaksinës, e jo pranverës. Sepse edhe ai vdiq i ri nga një sëmundje të cilën ne sot pothuajse e kemi harruar që ekziston - tuberkulozi. Sëmundje kjo vdekjeprurëse në atë kohë, ndërsa e shërueshme pak kohë më pas. Madje e parandalueshme përmes vaksinës. Vaksina e parë që e merr njeriu sot - pothuajse ditën kur lindë - është pikërisht për parandalimin e tuberkulozit. Megjithëse në Kosovë numri i rasteve me tuberkuloz është më i lartë në krahasim me vëndet evropiane - aq sa kam informacion. Por ,  ja që kjo kujtesë e vdekjes dhe vuajtjes njerëzore është zbehur e nuk na bën shumë përshtypje. Prandaj, mjaft njerëz tek ne nuk e ndajnë këtë gëzim për ardhjen e vaksinës. Madje, janë kundër vaksinës anti-COVID19 në veçanti, apo vaksinimit në p...

Vaksina

Image
Vaksinën e parë e ka zbulu anglezi Edward Jenner qysh në vitin 1796. Para se t'a zbulojë ai vetë ka qenë i "vaksinuar" sa ishte fëmijë. Qysh? Çka jam t'u thanë kështu? Me u vaksinu hala pa u zbulu vaksina! Pak si në këtë filmin Tenet… Lady Mary Wortley Montagu, gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll, në disa letra të shkruara në vitin 1718 i përshkruan takimet shoqërore që zhvilloheshin ndërmjet grave osmane. Në mes tjerash, tregon se si i merrnin edhe i bënin bashkë fëmijët e tyre edhe ju bënin nga një gërvishtje në krah me njëfarë mjeti të mprehtë që kishte prekur në qelbin e plagëve të personave të infektuar me variolë-lijë. Pas kësaj procedure të njohur si "variolim", fëmiu merrte një formë të lehtë të smundjes dhe pastaj bëhej imun ndaj saj. Zonja Mary edhe vetë ishte e mbijetuar nga kjo smundje e tmerrshme që i kishte lënë pasoja permanente. I kishte varioluar fëmijët e saj në Stamboll, pastaj i kishte bindur fillimisht familjen mbretërore pastaj edhe...

Një histori epidemie e Polios

Image
(Duke u bazuar në sentencën latine: historia magistra vitae est - historia është mësuese e jetës :) ) Poliomieliti është një infeksion viral i cili e sulmon sistemin nervor, duke shkaktuar kështu paralizë apo edhe vdekje tek personi i infektuar. Në vitet 40-50 kishte shpërthyer si epidemi në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar, etj. Madje, edhe vetë presidenti i SHBA-ve të asaj kohe, Franklin Roosevelt ishte i prekur prej saj dhe nga pasojat e sëmundjes lëvizte me ndihmën e karriges me rrota. Duke e përjetuar vuajtjen në lëkurën e tij, njëkohësisht duke ndjerë edhe për vuajtjet e të tjerëve, Roosevelt kishte vendosur që të bënte çka të mundej, në kapacitetin e tij si president që t'a luftonte këtë sëmundje; duke vënë në dispozicion fonde për programin e zbulimit të vaksines. Në vitin 1955, një emigrant hebre nga Rusia, familja e të cilit kishin emigruar në SHBA, me emrin Jonas Salk e zbuloi vaksinen kundër kësaj sëmundje. Mirëpo, kjo histori, siç e ka anën e ndritshme, e ka edhe një...