Mashetat e ngritura
Hans Rosling në librin e tij Factfulness* e tregon një njgjarje personale qe i ka ndodhur në një zonë të thellë të Kongos.
(teksti në vazhdim është një përkthim, përmbledhje dhe përshtatje - nuk është përkthim fjalë-për-fjalë i tekstit në libër)
Fillon tregimin autori duke thënë se ka qenë pjesë e një projekti hulumtues rreth një epidemie të quajtur konzo, e zbuluar në Mozambik mirëpo e shtrirë në shumë vende tjera afrikane. Ky projekt hulumtues kishte dy vite që ishte planifikuar, kështu që, ishin siguruar të gjitha, leja, vozitesit, përkthyesit, dhe pajisjet laboratorike ishin bërë të gjitha gati.
Një mëngjes, derisa po pergatitesha për fillimin e punës - vazhdon autori - në një kasolle të fshatit aty, po e vërej fshatarët po grumbulohen jashtë. E pash që diçka nuk shkonte si duhet, por i zënë me punë, duke i marre mostrat e gjakut, zhurma e gjeneratorit edhe nuk i dëgjoja mirë zërat e njerëzve jashtë.
Po e shoh me nje moment, diçka sikur u errësua kasolleja, kur po dal, rreth 50 veta para derës, të acaruar dhe nervoze, disa i drejtonin gishtërinjtë në drejtim timin! Dy persona muskuloze i kishin ngritur mashetat (hanxharet) lartë.
Në ato çaste përkthyesi im me syxheroi që t'i mbathim, shikova në të djathtë dhe në të majtë, e pashë që është e pamundur të shpëtohej. Gjithë ata fshatarë aty mund të me kapnin lehtë dhe personat me masheta pastaj të më bënin copë-copë.
I thash përkthyesit të përkthejë këtë që po them dhe iu drejtova turmës:
"A mundem të ju sqaroj?""Nëse doni, unë e leshoj katundin tuaj tash - menjëherë, ose po ju sqaroj pse kam ardhë unë këtu.""Tregona pra, së pari." - thanë.(Sigurisht kanë menduar të më dëgjojmë njëherë çka po ju them, e pastaj e mbysim kur të dojmë - shprehet autori). Turma e mbanin një person me mashete duke i thënë: "Lere le te flet njëherë."
Fillova - thotë Rosling - t'iu spjegoje se po punojmë rreth një smundje të quajtur konzo. Po j'ua tregoj fotot e të sëmurëve nga Mozambiku dhe Tanzania. I morren fotot. Dhe po vazhdoj unë:
"Po mendojmë që kjo smundje ka të bëjë më mënyrën se si e beni kasavan (lloj ushqimi nga rrënjët e bimeve).""Jo, jo, jo..." - thanë."Në rregull, në po dëshirojmë me e bë këtë hulumtim, për me e pa nese kemi të drejtë. Nëse e gjejmë, ndoshta ju nuk sëmureni më prej kësaj sëmundjeje pastaj."Shumë fëmijë të fshatit ishin të prekur nga sëmundja, i kishim parë kur kishim arritur në fshat.
Turma filloi të murmuriste. Personi me mashete, me sy të zgurdulluar filloi të bërtiste prapë.
Një grua e zbathur, diku rreth të 50-tave, u afrua duke u ndare nga turma, i hodhi armet që kishte dhe me një zë të lartë tha,
"A s'po e degjoni që ka kuptim, kjo që tha? Mbylleni gojen! Ka kuptim kjo. Këto teste të gjakut janë të nevojshme. A i keni harru të gjithë ata që vdiqen nga fruthi? Shumë nga fëmijët tanë vdiqen. Pastaj erdhën këta dhe u dhanë fëmijëve vaksina, e kujtoni, tash asnjë fëmijë më nuk vdes nga ajo sëmundje. OK?"
Turma akoma e acaruar vazhdoi:
"Po, vaksina e fruthit ishte e mirë. Por, tash këta kanë ardhë me na e marrë gjakun, blla, blla, blla."Gruaja pushoi për pak kohë, pastaj bëri një hap në drejtim të turmës.
"Si mendoni që e kanë zbuluar vaksinen e fruthit? A po kujtoni që ajo rritet nëpër pemë në vendet e tyre? A mos e kanë nxjerrë nga toka? Jo, ata bëjnë ashtu siç po thotë ky doktor" - shikoi në drejtim timin - "RE-SEAR-CHE." (hulumtim). "Kjo është mënyra se si e gjejnë ilaqin kundër sëmundjes. A nuk po e shihni?"Pastaj, gruaja u afrua, zgjati dorën, me shikoi në sy dhe tha: "Ma merr gjakun doktor."
...
Kështu pra, doktori kishte shpëtuar për një fije floku pa u bërë copë-copë!
Megjithatë, doktori e pranon gabimin e tij në këtë rast. Gabimi ishte se nuk ju kishte spjeguar dhe sqaruar banoreve në fillim, para se të fillonte projekti. T'i dëgjonte pyetjet e tyre, t'i adresonte shqetesimet e tyre me kohë - pastaj të fillonte punen.
E njejta gjë mendoj se po ndodhe edhe në shoqërinë tonë në lidhje me vaksinat anti-COVID. Si duket, ata që janë përgjegjës nuk e kanë sqaruar si duhet punën e vaksinave me qytetarët, prandaj edhe ka reagime, ka dyshime, ka pakënaqësi, protesta...
Urojmë të mos ketë masheta!
*Po e përmendi shpesh këtë libër, sepse me ka lënë përshtypje dhe ia rekomandoj secilit që ta lexojë. Edhe pse Rosling nuk jeton më, libri i tij është akoma aktual.
Comments
Post a Comment