I huaj në mesin e arinjve

Jo vetëm për shkak se u shfaq ariu në parkun e Gërmisë! Por, duke mësu për arinjtë mësojmë edhe për vetë-vetën, për njëri-tjetrin.

Tani ndoshta është momenti i duhur me e shiku filmin dokumentar Stranger Among Bears, të cilin e ka pasë transmetu Animal Planet diku në vitin 2009.


Në film, një amerikan me emrin Charlie, i cili pasi pensionohet shkon në Alaskë, e ndërton një shtëpizë dhe vendosë të jetojë me arinjë. 


Charlie, para se të ishte i dashuruar mbas arinjve, ai kishte qenë gjuetar - vrasës i tyre. Por, një ditë prej ditësh, derisa ishte duke pushuar në shtëpizën e tij në Alaskë, një ari i erdhi tek shtëpiza që dukej sikur shprehte sjellje miqësore, aty ky u pushtua nga një ndjenjë dhembshurie ndaj tij. Prej asaj dite atij iu bë obsesion përkushtimi ndaj arinjve.


Arinjtë siç dëgjojmë zakonisht, janë të rrezikshëm, mirëpo Charlie pohonte se nuk janë nëqoftëse e gjejmë mënyrën adekuate të sjelljes me ta. Ai iu afrohej me një qetësi dhe arrinte t'i bindëte arinjtë me anë të intuitës, se është miqësor. Prandaj i besonin dhe asnjëherë nuk e sulmonin. 


Kafshët (përveç disa njerëzve) nuk sulmojnë kot, ato kur sulmojnë kanë arsye.


Njeriu sulmon, sepse njeriu për njeriun është ujk! Apo ndoshta edhe nuk është, nuk i dihet.





Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija