Posts

Showing posts with the label Shëndet

Dieta e fotosintezës

Image
E këqyrshim një natë një dokumentar në Netflix në lidhje me ushqimin apo të ushqyerit.  Menjëherë, krejt llojet e mishrave i paraqitën si të dëmshëm edhe që nuk bon me i konsumu kurrësesi, plus edhe arsyeja e ngrohjes globale nga kafshët, etj-etj. Bylmeti? - asesi! Çka me hangër? Hajde ishalla po thonë që bon peshk! Në epizodin e radhës filluan me tregu se si peshku është edhe ma i rrezikshëm sesa tjerat. Ku hinen ku dolen; kontaminimi me merkur, përhapje të infeksioneve bakteriale, virale... Le se s'po bojka as peshku. Bimët? Ma mirë s'po rrezikoj me vazhdu me këqyr çka thonë për bimët. Po e nali thash me kaq, se deri kah epizodi i fundit është rrezik që as frymë nuk kemi me guxu me marrë se ajri i dëmshëm për shëndet. Ta shpifin me këtë punën e dietës. Flasin thuajse trupi i njeriut energjinë e merr me fotosintezë, direkt prej Diellit - e jo me ushqim. Rras more se kurrkush prej kësaj dynjaje s'ka dalë i gjallë.

Mashetat e ngritura

Image
Hans Rosling në librin e tij Factfulness* e tregon një njgjarje personale qe i ka ndodhur në një zonë të thellë të Kongos. (teksti në vazhdim është një përkthim, përmbledhje dhe përshtatje - nuk është përkthim fjalë-për-fjalë i tekstit në libër) Fillon tregimin autori duke thënë se ka qenë pjesë e një projekti hulumtues rreth një epidemie të quajtur konzo , e zbuluar në Mozambik mirëpo e shtrirë në shumë vende tjera afrikane. Ky projekt hulumtues kishte dy vite që ishte planifikuar, kështu që, ishin siguruar të gjitha, leja, vozitesit, përkthyesit, dhe pajisjet laboratorike ishin bërë të gjitha gati. Një mëngjes, derisa po pergatitesha për fillimin e punës - vazhdon autori - në një kasolle të fshatit aty, po e vërej fshatarët po grumbulohen jashtë. E pash që diçka nuk shkonte si duhet, por i zënë me punë, duke i marre mostrat e gjakut, zhurma e gjeneratorit edhe nuk i dëgjoja mirë zërat e njerëzve jashtë.  Po e shoh me nje moment, diçka sikur u errësua kasolleja, kur po dal, rreth ...

QKUK, Auschwitz, turp!

Image
Ky ka qenë një shkrim në njërin prej mureve të ndërtesave përballë Qendres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Dhe njëmend, kush e ka pasë fatin e keq që të trajtohet aty, apo të trajtojë familjarë, mund të mendojë, a thua çka e dallon QKUK-në nga kampet e përqendrimit nazist në Auschwitz? Sa kam lexuar nga kronikat e Viktor Frenkl dhe Elie Wiesel - të mbijetuar të kampit - mjekë, e disa shërbime shëndetësore ka pasë edhe në Auschwitz. Ndoshta, mungesa e një krematoriumi për djegien e xhenazeve e dallon, ndoshta!  Le se s'po dhezë! - tregonin ata që e kanë dëgjuar stafin mjekësor gjatë një reanimacioni të pasuksesshëm, ku kishte humbur jetën një i ri. Ekzitoi! - Edhe e marrin trupin e pajetë të pacientit, e mbështjellin me batanije të cilën e ka marrë me vete i ndjeri, e hedhin në një dhomë të errët, në dysheme, sikur një mbeturinë. A gjete të njofshëm, a kryjte punë? - pyeste njëri dikë që ankohej se i kishin thënë se duhet të priste, ndërsa ai e dinte se sëmundja e tij nuk pr...

Beautiful mind

Image
Me këtë titull ka qenë një film shumë i mirë para ndoshta 20 viteve. Filmi bazohet në biografine e gjeniut amerikan të matematikës John Nash – i cili njihet për Teorinë e Lojës (Game Theory). Rolin e tij në film e luan aktori i njohur Russell Crowe. Nash, përveçse gjeni, ka vuajtur nga probleme mendore, skizofreni dhe halucinacione. Ka komunikuar me njerëz të cilët nuk ekzistojnë në realitet, vetëm në mendjen e tij. Mirëpo, si duket halucinacionet kanë qenë aq reale, sa nuk ka mundur të e hetojë veten se është i sëmurë për një kohë të gjatë. Në film paraqitet, në mes tjerash, se si i shfaqej një person me një kapele dhe tesha të zeza, nga shërbimi sekret, i cili i jepte detyra kinse për deshifrim të kodeve të armikut. Ai pastaj vetmohej, shkruante letra dhe i dërgonte në një adresë në emër të një personi të caktuar. Mirëpo, meqë ishte në mision sekret, askush nuk e dinte për këtë – madje as gruaja e tij. Gjendja e tij sa vinte e rëndohej, halucinimet vinin duke iu përkeqësuar, derisa n...

Vaksinimi kundër Covid-it

Image
Pardje e morra vaksinën kundër Covid-it. Vaksina e prodhuar nga Johnson & Johnson, e cila funksionon me atë që njihet në mikrobiologji si virus vektor, jo mRNA. Atë ditë edhe të nesërmen pata ngapak temperaturë, ethe dhe dhëmbje të nyjeve e muskujve. Pra, kaq i kishte efektet anësore vaksina. Sot, kam qenë shumë mirë pa asnjë problem. Sa i përket efektit të "magnetizimit" që është përmendur rëndom nëpër internet. Kur e hoqa atë sticker-in me ngjitës që t'a vendosin pas vaksinimit, është e vërtetë - ngjiteshin monedha dhe gjësende tjera, qoftë të metalta apo tjera, në vendin e vaksinës. Por, pas një dushi dhe pastrimi të dorës me sapun, u zhduk ai efekt "magnetik". Te unë, iluzionin e efektit magnetik e kishte pas krijuar ngjitësi. PS. Megjithatë, vaksina tek disa persona mund të shkaktojë efekte anësore me komplikime më të mëdha. Prandaj, secili person para se të marrë vaksinën, le të konsultohet mirë me mjekun për gjendjen e tij shëndetësore, p.sh. alergjit...

Dhe vaksina erdhi

Image
  ...Dhe vaksina erdhi Nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim Dhe ndër zemrat tona ngriti një fole E një jetë e bukur e një jetë e re Me dëshira të shumta, po buzëqesh në lulëzim. Migjeni po të ishte sot, sigurisht se këto vargje do t’ia kushtonte vaksinës, e jo pranverës. Sepse edhe ai vdiq i ri nga një sëmundje të cilën ne sot pothuajse e kemi harruar që ekziston - tuberkulozi. Sëmundje kjo vdekjeprurëse në atë kohë, ndërsa e shërueshme pak kohë më pas. Madje e parandalueshme përmes vaksinës. Vaksina e parë që e merr njeriu sot - pothuajse ditën kur lindë - është pikërisht për parandalimin e tuberkulozit. Megjithëse në Kosovë numri i rasteve me tuberkuloz është më i lartë në krahasim me vëndet evropiane - aq sa kam informacion. Por ,  ja që kjo kujtesë e vdekjes dhe vuajtjes njerëzore është zbehur e nuk na bën shumë përshtypje. Prandaj, mjaft njerëz tek ne nuk e ndajnë këtë gëzim për ardhjen e vaksinës. Madje, janë kundër vaksinës anti-COVID19 në veçanti, apo vaksinimit në p...

Vaksina

Image
Vaksinën e parë e ka zbulu anglezi Edward Jenner qysh në vitin 1796. Para se t'a zbulojë ai vetë ka qenë i "vaksinuar" sa ishte fëmijë. Qysh? Çka jam t'u thanë kështu? Me u vaksinu hala pa u zbulu vaksina! Pak si në këtë filmin Tenet… Lady Mary Wortley Montagu, gruaja e ambasadorit anglez në Stamboll, në disa letra të shkruara në vitin 1718 i përshkruan takimet shoqërore që zhvilloheshin ndërmjet grave osmane. Në mes tjerash, tregon se si i merrnin edhe i bënin bashkë fëmijët e tyre edhe ju bënin nga një gërvishtje në krah me njëfarë mjeti të mprehtë që kishte prekur në qelbin e plagëve të personave të infektuar me variolë-lijë. Pas kësaj procedure të njohur si "variolim", fëmiu merrte një formë të lehtë të smundjes dhe pastaj bëhej imun ndaj saj. Zonja Mary edhe vetë ishte e mbijetuar nga kjo smundje e tmerrshme që i kishte lënë pasoja permanente. I kishte varioluar fëmijët e saj në Stamboll, pastaj i kishte bindur fillimisht familjen mbretërore pastaj edhe...

Izolimi për shkak të pandemisë

Image
Në vitin 1866, Hawai - njëri prej shteteve të bashkuara të Amerikës, kishte kaluar ligjin që e destinonte ishullin Molokai, përkatësisht një lokalitet në të, të quajtur Kalaupapa - si karantinë për të infektuarit me Lebroze. Në atë kohë lebroza ishte një sëmundje e pashërueshme dhe të gjithë të infektuarit nëpër Hawai, arrestoheshin dhe dërgoheshin në Kalaupapa, në mënyrë që të mos përhapet infeksioni. Nga viti 1866 deri ne vitin 1969 (për 103 vite) në Kalaupapa thuhet se janë dërguar mbi tetë mijë persona. Kishte persona të kategorive e moshave të ndryshme, që ndaheshin nga familja dhe dërgoheshin në ishull, duke mos u përshëndetur me familjarët e tyre, disa prej tyre duke e humbur kontaktin me ta përgjithmonë. Këta njerëz në këtë gjendje të mjerueshme, përveç përkrahjes materiale, ndjenin edhe nevojën e përkrahjes shpirtërore. Në përgjigje të kësaj kërkese, kisha katolike kishte bërë thirrje nga mesi i pjestarëve të tyre që nëse ka dikush që vullnetarisht dëshiron te shërbejë si misi...

Një histori epidemie e Polios

Image
(Duke u bazuar në sentencën latine: historia magistra vitae est - historia është mësuese e jetës :) ) Poliomieliti është një infeksion viral i cili e sulmon sistemin nervor, duke shkaktuar kështu paralizë apo edhe vdekje tek personi i infektuar. Në vitet 40-50 kishte shpërthyer si epidemi në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar, etj. Madje, edhe vetë presidenti i SHBA-ve të asaj kohe, Franklin Roosevelt ishte i prekur prej saj dhe nga pasojat e sëmundjes lëvizte me ndihmën e karriges me rrota. Duke e përjetuar vuajtjen në lëkurën e tij, njëkohësisht duke ndjerë edhe për vuajtjet e të tjerëve, Roosevelt kishte vendosur që të bënte çka të mundej, në kapacitetin e tij si president që t'a luftonte këtë sëmundje; duke vënë në dispozicion fonde për programin e zbulimit të vaksines. Në vitin 1955, një emigrant hebre nga Rusia, familja e të cilit kishin emigruar në SHBA, me emrin Jonas Salk e zbuloi vaksinen kundër kësaj sëmundje. Mirëpo, kjo histori, siç e ka anën e ndritshme, e ka edhe një...