Dieta e fotosintezës

E këqyrshim një natë një dokumentar në Netflix në lidhje me ushqimin apo të ushqyerit. 

Menjëherë, krejt llojet e mishrave i paraqitën si të dëmshëm edhe që nuk bon me i konsumu kurrësesi, plus edhe arsyeja e ngrohjes globale nga kafshët, etj-etj.

Bylmeti? - asesi!

Çka me hangër? Hajde ishalla po thonë që bon peshk! Në epizodin e radhës filluan me tregu se si peshku është edhe ma i rrezikshëm sesa tjerat. Ku hinen ku dolen; kontaminimi me merkur, përhapje të infeksioneve bakteriale, virale... Le se s'po bojka as peshku.

Bimët? Ma mirë s'po rrezikoj me vazhdu me këqyr çka thonë për bimët.

Po e nali thash me kaq, se deri kah epizodi i fundit është rrezik që as frymë nuk kemi me guxu me marrë se ajri i dëmshëm për shëndet.

Ta shpifin me këtë punën e dietës. Flasin thuajse trupi i njeriut energjinë e merr me fotosintezë, direkt prej Diellit - e jo me ushqim. Rras more se kurrkush prej kësaj dynjaje s'ka dalë i gjallë.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija