Posts

Showing posts with the label Politike

Sanksionet ndaj Rusisë

Image
Arsyeja pse sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk pritet me dhënë shumë rezultat. Edhe nga letërsia e tyre (Dostojevski, Tolstoj, etj) e kuptojmë me çfarë karakteri kemi të bëjmë. Sepse siç e thotë autori amerikan Ralph Emerson - "...mendimi i tyre për botën është gjithashtu një rrëfim i karakterit të tyre." Për dikë që thotë se kemi probleme tjera lokale dhe neve nuk na intereson, kriza e luftës në Ukrainë domosdoshmërisht po na prekë dhe do të na prekë edhe në të ardhmen. Dyfishimi i faturës së energjisë si duket do të jetë pasoja e radhës. Në vazhdim në formë humori ilustrohen dallimet ndërmjet letërsisë angleze, gjermane dhe ruse. - Novela angleze: hajde t'shkojmë në festë me e gjetë ndonjë grue. - Novela gjermane: hajde t'shkojmë në ndonjë vend të shkretë me e gjetë vetëveten. - Novela ruse: hajde t'shkojmë në thellësitë e dëshpërimit që t'a kuptojmë se ka nivele hala më të thella të dëshpërimit që s'i kemi dijtë, e t'shkojmë qatje.

BESS-a

Image
Sipas legjendës, dikur moti, tek ne ekzistonte diçka që quhej besa. Besa, besë, besën t'a kam dhënë… Besoj se të gjithë e dijmë në teori se çka është besa, edhepse në teori nuk ka dallim në mes të teorisë dhe praktikës, e në praktikë, ka. Unë kësaj radhe e kam fjalën për një besë tjetër - BESS, akronim për Battery Energy Storage System apo "sistemi për ruajtjen e energjisë në bateri". Më kujtohet njëherë një dialog për energjinë me një profesor i cili ka qenë edhe në pozita të institucioneve në qeveritë e kaluara, i cili kishte udhëtuar, kishte parë e dëgjuar, nuk do mend se hiqej mjaft i zgjuar. Unë, si e zeza e vetës që jam, me intereson të dijë çdo gjë, për shembull lexoja në atë kohë për avancimin e baterive dhe hulumtimet që bëheshin në këtë fushë, me idenë për përdorim të baterive me kapacitete të mëdha për ruajtje të energjisë. Kur unë e përmenda këtë, profesori u soll disi si me njëfarë ironie, demek çfarë baterie, energjia ruhet përmes levizjes së ujit poshtë-për...

Lotët e rinj për pikëllime të vjetra

Image
Mos i shpenzoni lotët e rinj duke i vajtuar pikëllimet e vjetra - porositë tragjediani i Greqisë antike Euripidi. Porosia me urtësi e këtij shkrimtari antik do të na shërbente të gjithë neve edhe sot. Por, kjo porosi sidomos do ju hynte në punë akterëve të politikës si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Pozita vazhdimisht vajton me lot të rinj pikëllimet e të kaluarës kur qeveriate opozita. Opozita vajton për pikëllimet që shkaktonte atëbotë pozita.  Herë kthehen te lufta, herë të para-lufta, herë te pas-lufta - vazhdimisht duke u ankuar e akuzuar njëri-tjetrin. Vetëm e vetëm për të kaluarën! Po për të ardhmen a keni diçka zonja e zotërinj? Mjaft më! Mjaft me ata lotë herë krokodili e herë të tjerë se na çmendet. Deri kur do të vazhdoni të mirreni vetëm me ankesa për të kaluarën? Kur do të filloni të bëni diçka për të ardhmen?  Për të kaluarën e të ardhmen po e sjellë në kujtesë një pjesë të fjalimit të nobelistit Elie Wiesel. "Pikerisht siç nuk mundet njeriu të jetojë pa ëndr...

Lufta nukleare

Image
A është në gjendje njeriu të ndërmarrë një hap kaq të tmerrshëm? Të vejë në përdorim ato që as në ëndrrat më të çmendura nuk bëjnë vaki - armët nukleare? Nuk është kjo hera e parë që njerëzimi dhe në përgjithësi jeta në Tokë ndjehet seriozisht e kërcënuar. Më 26 shtator 1983, për pak sa nuk kishte fillu shkrepja e këtyre armëve në mes të Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s. Sistemi i paralajmërimit anti-nuklear i forcave ajrore sovjetike kishte ndezë alarmin se në drejtim të tyre nga SHBA ishte nisur një raketë nukleare, e pasuar edhe nga së paku pesë të tjera. Një person me emrin Stanislav Petrov, lejtnant kolonel i forcave te mbrojtjes ajrore sovjetike është njëriu i cili e kishte shpëtu njerëzimin nga një llahtari e tillë. Ai kishte dyshuar se alarmi është i rremë dhe nuk kishte ndërmarrë hapin për kundërpërgjigje - dhe kështu doli, alarmi qe i rremë. A do të ketë edhe kësaj rradhe një Stanislav Petrov i cili do të shpëtojë njerëzimin?

Der Wille zur Macht

Image
Me besu që politikanët vijnë në pushtet me qëllim primar për me t'i zgjidhë problemet ty, apo me t'a përmirësu ty jetën. Është goxha afër sikur me besu në babadimër. E pse pra vijnë në pushtet ata? Friedrich Nietzsche krejt jetën, motivin që e ka njeriu për me jetu e me u përpjekë, e spjegon përmes asaj që e quan - vullneti për fuqi (gjer. Wille zur Macht). Konceptin e Schopenhauer-it i cili e spjegon motivin e jetës përmes - vullnetit për jetë. Nietzsche e zgjeron duke thënë se vetëm vullneti për me jetu nuk mjafton, por njeriu duhet të synojë të jetojë fuqishëm.  Mbase edhe mund t'a keni të njohur tashmë, përdorimin e këtij vokabulari edhe nga figura të njohura në rrethana të ndryshme politike - të jetosh fuqishëm. Ky pra mund të jetë motivi pse njerëzit synojnë pushtet, sepse pushteti është fuqi. Jo që të ta përmirësojnë ty jetën, por që të jetojnë për vete fuqishëm. E ti, sa gënjehesh e zhgënjehesh, jeto sa të mundesh fuqishëm.

Prishtina, jo vetëm përmes autobusëve

Image
Tash është koha e zgjedhjeve lokale, koha e ringjalljes së deja vu-ve e të premtimeve. Premtime për një qytet të përparuar, për një jetë të përkryer, veç a kemi ymer derisa t'i votojmë e t'i zgjedhim këta kandidatë për kryetar e për asamble. Autobusët për shembull, të mirë boll, kush ka mjaft kohë me u shëtitë me ta nëpër qytet.  Pata hypë para një kohë në autobusin numër 4, pas ndonjë dy stacioneve zbrita dhe vazhdova në këmbë pjesën tjetër të rrugës. Arsyeja besoj se po dihet. E pashë që rrugën që në këmbë e bëj për 15 minuta, me autobus bën rreth një orë. Kur zbrita nga autobusi, mungoi vetëm edhe ai udhëtari nga një storie që tregohet se ka ndodhur para luftës.  Një udhëtar - të më ndjeni - kishte pas lëshu gazëra në autobus. Një bashkëudhëtare serbe filloi t'a qortonte e të ankohej se si vinte era e keqe. Ndërsa ai iu përgjigj (në gjuhën serbe) - gospodjo, ja ne jedem ruze (zonjë, unë nuk ha trëndafila). Ajo që desha të theksoj me problemin me autobusa në Prishtinë, e ...

Imazhi i talibanëve

Image
Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, bota është në konfuzion sa i përket imazhit të talibanëve. Deri tash, ata janë asocuar me terrorizmin, ekstremizmin, dhunën, vrasjet, etj. Prandaj, nga ky imazh i tyre, shumë media sociale janë duke i sanksionuar lajmet rreth tyre. Si është e mundur? A thua talebanet ndoshta nuk paskan qenë aq të këqinj sa paskemi menduar? Mos paskan ndryshuar? Çka po ndodhë? Ambienti në të cilin ata janë përshtatur dhe jetojnë, është jashtëzakonisht sfidues. Male të larta, një terren që i ngjan ndonjë planeti tjetër. - Më dukej nga aeroplani, sikur po zbrisnim në Hënë - thoshte një person që ka punuar atje. Kur është terreni i vështirë, luftërat kurrë pa ndalë, natyrisht pastaj edhe vetë jeta është e tillë. Kushtet janë mizerje, pa rrugë, pa shëndetësi, pa energji elektrike, pa mjete të informacionit, pa asgjë - në një errësirë të plotë! Problemi i madh i tyre duhet të ketë qenë, përfshirja me grupet tjera të dhunëshme, agjendat e tyre terroriste dhe...

Ruši kalaju!

Image
Ata që janë nga qyteti i Vushtrrisë, sigurisht mund t'a kenë dëgjuar këtë shprehje më parë. Unë e kam dëgjuar nga miqtë e Vushtrrisë. Në kohën e Jugosllavisë, tregojnë se po zhvilloheshin punimet për zgjerimin e rrugës në Vushtrri. Kur punimet mbërritën tek Kalaja e Vushtrrisë, udhëheqësi i projektit (sigurisht nga komuniteti serbisht-folës atëherë) e thërret kryetarin e komunës në telefon edhe i thotë (parafrazim): - Zotëri kryetar, projekti po ecën mirë por tani kemi mbërri me punime te Kalaja dhe për shkak të kësaj nuk po mundemi me e zgjëru rrugën. - Kryetari: Ruši kalaju! - rrezo Kalanë! Natyrisht, njerëzit përreth pastaj e bindin që të heqë dorë nga kjo marrëzi. Arsyeja pse e përmenda këtë tregim është për shkak të moralit që përçon. Kjo shprehje - ruši kalaju - ka ngelur në kujtesën e vushtrriasve si një anekdotë dhe vjen në mendje saherë që shohim njerëz në pozita - të dehur nga pushteti i tyre. Njerëz që kur veshen me pushtet, ka rrezik se rrënojnë e shkelin çdogjë që iu d...

Vetëdija politike

Image
Politikanët janë sikurse pelenat, duhet me i ndërru shpesh, për të njëjtat arsye (Mark Twain) Shpresoj se më në fund kemi hyrë në këtë fazë - sepse deri tani - 20 vite me një pampers. Nuk ka më komoditet në mesin e partive politike për vota të garantume - i kam të garantume unë votat. E jo! Askush nuk duhet me i pasë më votat e garantume, vetëm të MERITUME. Kështu që, është për t'u përshëndetur ky nivel tjetër i vetëdijes qytetare. Kur qytetari e mban përgjegjës pushtetarin me anë të votës, ka më shumë shpresë se gjërat do të fillojnë të ecin për së mbari edhe në sferat tjera. Shteti duhet të jetë ai që i garanton të drejtat e barabarta të individit. Jo partia, jo kolektivizmi partiak apo provincial. Hajde urime edhe festa e madhe kombëtare e Pavarësisë!

Kroacia

Image
Fatkeqësisht këto ditë ka pasë tërmet në Kroaci, i cili ka shkaktu dëme materiale dhe në njerëz. Natyrisht që solidarizohemi me viktimat dhe popullin mik kroat. Kur njëri prej personaliteteve të shquara të jetës politike të Kosovës kishte kërkuar që të dërgoheshin ushtria e Kosovës në Kroaci, mu kujtua një përvojë personale që e kam unë atje. Para rreth dhjetë vjetësh pata shkuar në Zagreb në një seminar dy ditor. Aplikova për vizë në ambasadën e Kroacisë edhe kërkova një afat më të gjatë për vizë, sepse thosha kumeditë si vjen puna. Mirëpo, vizën ma lëshuan vetëm për dy ditë për aq sa zgjaste seminari - as një sekond më shumë. Poslovnji posjet - vizitë pune Kah shkova pata vështirësi p.sh. më humbi çanta në aeroportin e Prishtinës, etj. Por, nuk po du me u zgjatë më shumë se mos po bëhet najkah skenar për film 😊 Kah kthehsha prej Zagrebit, ishte Janari i vitit 2010 nëse nuk gaboj. Aeroplani, kur u afrua afër qiellit të Prishtinës, piloti njoftoi se nuk po mund të aterojë për shkak të...

Urbanizmi rural

Image
Unë jam rritë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, te fontana - afër soliterave, ata që e njohin Prishtinën e dijnë këtë vend. Ajo pjesë është cilësuar si një prej zonave më të mira në aspektin e planifikimit hapësinor e urbanizmit, jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel të Jugosllavisë. Është ndërtuar për së mbari, sigurisht nën drejtimin dhe mbikqyrjen e arkitektit legjendar Bashkim Fehmiut (siç kam dëgjuar). Edhe sot, besoj se ajo është zona më e mirë urbane e qytetit. Hapësira të gjelbra, trotuare e rrugë të gjëra, parking të mjaftueshëm, ngrohje qëndrore, të gjitha që duhet të ofrojë një hapësirë e cilësuar si urbane - për rrethanat e kohës kur është ndërtuar. Për këtë zonë janë inspiru edhe vepra letrare, si për shembull romani - Sarajet e bardha - Vehbi Kikaj :) Periudha e zymtë e viteve '90-ta e kishte ngecë edhe përparimin, si në të gjitha sferat e jetës, gjithësesi edhe në aspektin e mirëmbajtjes së hapsirave urbane. Nuk kishte riparime, nuk kishte investime, thjeshtë gjithçka k...

Ndërrimi i pushtetit në Llap

Image
Pavarësisht nëse e përkrah partinë fituese të zgjedhjeve lokale në Podujevë apo çfarë mendimi ke për kandidatin fitues, ky ndryshim besoj se është i mirëseardhur. Nëse jo për tjetër, kjo tregon një vetedije të ngritur qytetare.  Pushtetarët që qëndrojnë një kohë të gjatë në pushtet, përveç problemeve me korrupsionin e nepotizmin, fillojnë disi edhe harrojnë pse janë aty. Krijojnë njëfarë bindje të jashtëzakonshme për vetëveten se janë të paprekshëm. Fillojnë të mendojnë se qytetarët nuk munden pa ta dhe u kanë borxh për t'i mbajtë në pushtet. Por, ja që kësaj radhe, qytetari llapjan është aty për t'i bindur se nuk është ashtu. Ky është një mësim i madh për çdo person që synon pushtetin.

Autobusët e Halloween-it

Image
 Paskan dalë disa fëmijë edhe i paskan gjuajte me gurë autobusët e Prishtinës - për Halloween! Të gjithë duke u shprehë me fjalë fyese e përçmuese ndaj këtyre fëmijëve dhe ndaj prindërve të tyre. Sa të pa edukatë, sa të pa kulturë! Shyqyr që fëmijët janë të vegjël se do ti konsideronin si sulme të motivuara politikisht. Megjithatë, këto akte vandalizmi edhe mund të jenë shprehje e pakënaqësisë së tyre, per gjendjen në të cilën i kemi katandisur. Shoqëria, e sidomos Shpend Ahmeti, në vend se t'i gjykojë këta fëmijë e këta prindër, duhet të përpiqet të kuptojë se ndoshta ata në mënyrë implicite po dojnë të i dërgojnë mesazh, alarm. Sa kënde të lojnave e rekreacionit ja u ka ndërtu komuna këtyre fëmijëve? Sa palestra sportive i ka ndërtu komuna në këtë lokalitet? Asgjë! Përveç ndërtime të egra që t'a zënë frymën më keq se vetë tymi i çymyrit që del nga 'to.