Imazhi i talibanëve
Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, bota është në konfuzion sa i përket imazhit të talibanëve. Deri tash, ata janë asocuar me terrorizmin, ekstremizmin, dhunën, vrasjet, etj. Prandaj, nga ky imazh i tyre, shumë media sociale janë duke i sanksionuar lajmet rreth tyre.
Si është e mundur? A thua talebanet ndoshta nuk paskan qenë aq të këqinj sa paskemi menduar? Mos paskan ndryshuar? Çka po ndodhë?
Ambienti në të cilin ata janë përshtatur dhe jetojnë, është jashtëzakonisht sfidues. Male të larta, një terren që i ngjan ndonjë planeti tjetër.
- Më dukej nga aeroplani, sikur po zbrisnim në Hënë - thoshte një person që ka punuar atje.
Kur është terreni i vështirë, luftërat kurrë pa ndalë, natyrisht pastaj edhe vetë jeta është e tillë. Kushtet janë mizerje, pa rrugë, pa shëndetësi, pa energji elektrike, pa mjete të informacionit, pa asgjë - në një errësirë të plotë!
Problemi i madh i tyre duhet të ketë qenë, përfshirja me grupet tjera të dhunëshme, agjendat e tyre terroriste dhe organizimi i sulmeve jashtë vendit, sidomos sulmet e 11 shtatorit.
Nga një hulumtim që ishte bërë, mbi 99% e talibanëve, nuk e kanë idenë, nuk kanë dëgjuar asnjëherë për sulmet e 11 shtatorit. Dmth popullata e kanë pësuar dhe janë bërë pjesë e një lufte pa pasur haber fare.
Sidoqoftë, tani ata ndoshta janë vetëdijesuar. Pas marrëveshjes me amerikanët në Doha të Katarit, në shkurt të vitit 2020, janë duke dhënë shenja se nuk do të lejojnë më të përdoren mish-për-top nga grupet që kanë synime terroriste. Do të respektojnë më shumë liritë dhe të drejtat e njerëzve. Dhe kështu gradualisht, ndoshta do të arrijnë të ndreçin vendin dhe imazhin e tyre në botë.
Askush nuk mund t'a dijë me siguri, vetëm koha do të dëshmojë se si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim. Shpresoj mirë!
Gjithashtu, ndoshta bota - përfshirë edhe neve - merr mësim, të mos bëj gabimet që bënë ata në të kaluarën dhe iu kushtoi aq shtrenjtë!
Malet Tora-Bora - Afganistan |
Comments
Post a Comment