Çka është rritja eksponenciale?
Kemi ndëgju se - rastet e reja me COVID po rriten në mënyrë eksponenciale. Mendja jonë nuk është mësu me e konceptu lehtë rritjen eksponenciale.
Po e ilustroj me një shembull me €.
Nëse dikush do të ju pyeste:
- A po i do sot 1 milion € apo po i do 1 cent sot dhe me t'i dyfishu secilën ditë për 30 ditë me radhë?
Sa mendoni që do të arrijë vlera pas 30 ditëve, a i afrohet 1 milionëshit apo e tejkalon atë?
Llogarite qaty 0.01 * 2^29 = 5 368 709.12
Karakteristikë e rritjes eksponenciale është se rritet shumë në fund. Nëse e llogaritni nga shembulli më lartë, deri në ditën 15-të vlera nga dyfishimi arrin vetëm në 163.84€, ndërsa në fund e kalon 5 milionëshin.
Comments
Post a Comment