Bregoviqi në Korçë

Në '99 kam qenë në Korçe, nëpër lokale vazhdimisht jehonin këngët e Draganes e Ceces në atë kohë.

Ata nuk e kuptonin serbishten, mirëpo i dinin përmendësh tekstet e Bregoviqit, Bjelo Dugmes, e këngët e këngëtarëve tjerë të Jugosllavë. Kjo nostalgji ju kishte ngelur nga periudha e komunizmit, kur tregonin se s'i i kanë dëgjuar fshehurazi radiot jugosllave. Njëfarë forme, këto këngë e tekste, edhe pse të pakuptueshme, kanë qenë një dritare e tyre me botën. Prandaj, mund të supozojmë se akoma e ndjejnë këtë nostalgji.

Me pyesnin mua, meqë unë kosovar e kuptoja serbishten - çfarë kuptimi ka kjo? - edhe përpiqeshin të transkribonin tekstet e ndonjë kënge :)

Për mua kjo ka qenë një befasi, nuk me kishte shkuar as në skaj të mendjes se ato këngë dëgjohen, e aq më pak pëlqehen në një zonë jugore të Shqipërisë.



Comments

Popular posts from this blog

Snobizmi

Të vërtetat

Hija