Pse ndikohemi nga teoritë konspirative?

Nuk është vetëm një arsye sigurisht. Ka arsye të ndryshme pse secili prej neve individualisht, në sfera dhe nivele të ndryshme, mund të jemi të ndikueshëm nga teori konspirative apo lajme të pasakta.

Një prej perspektiva, që mua më duket e arsyeshme, siç e spjegojnë studiuesit e sjelljeve njerëzore, ka të bëjë me mekanizmin e mendjes për mbijetesë. Si shpjegohet kjo?

Kur je në pyll natën e diçka shushullitë pas shkurreve, ajo që së pari të shkon në mendje është - mos është arusha, ujku, apo ndonjë rrezik i caktuar. Kur shkon pas shkurreve e sheh që nuk ka asgjë, vetëm era i ka tundur gjethet.

Në favor të mbijetesës është çdoherë që të mendohet rreziku. Sepse më hesap ke të mendosh se është arusha, e të jetë vetëm era. Sesa të mendosh se është era e të dalë pastaj arusha.

Ky mekanizëm i të menduarit në këto rrethana është jashtëzakonisht i dobishëm.

Megjithatë, në jetën e përditshme pastaj ky mekanizëm mund të aktivizohet më tepër se që duhet, për secilën rrethanë ku individi nuk ka mjaft njohuri, mendja e tij anon kah ekzagjerimi. Kushtimisht - e sheh arushën prapa secilës shkurre.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija