Arti i teorive konspirative

Teoritë konspirative në njëfarë aspekti janë cool. Ideja se, janë "do" që e kontrollojnë botën, të përcjellin me satelit, të bëjnë... Si një lloj arti, këto spekulime janë edhe interesant, sidomos ata që flasin për këso gjërash me njëfarë pasioni.

David Icke për shembull tregon se si këta që e "kontrollojnë botën" në esencë nuk janë qënie njerëzore, natën kur nuk i sheh kurrëkush ata shëndrrohen në një lloj zvarraniku - në natyrën e tyre të vërtetë.

Këto qënie prej Sumerëve (5-6 mijë vjetë) pandërprerë e kanë udhëheqë botën.

- Si bëhet pra që bota nuk qënka në një gjendje më të mirë!? - pyeste gazetari i një mediumi britanez.

Në rastin kur patën qeshë me të madhe audienca kur ky filloi të fliste për teoritë e tij konspirative. Dhe gazetari i tha:

- Nuk po qeshin me atë që po tregon, por po qeshin me ty! (They're not laughing with you, they're laughing at you)

Pastaj, Kabala - misticizmi çifut, masonët, vaksinat, qipat, 5G…

Leo Zagami ka qenë një italian para shumë viteve, i cili kinse ka qenë 33rd degree në lozhat masonike. Paraqitej se si kinse po e ndjekin, duke krijuar drama nëpër qarqet e zbavitjes së teorive konspirative - dikur u morr vesh se krejt ajo kishte qenë vetëm një lojë, siç janë zakonisht këto lojra.

Për Millosheviçin thonë se ka qenë burrë i mirë, nuk ka bërë krime, krejt këto janë vetëm shpifje të imperializmit amerikan dhe lozhave masonike të cilat kanë luftuar kundër tij. 

Mirëpo ne, delet, të kontrolluarit nga mendtë, nuk i kuptojmë këto gjëra - natyrisht. Vetëm këta të përndriturit e David Ickave i dijnë këto gjëra.

Çdoherë duhet të jetë edhe një tregim real mbrapa asaj që shohim. Vaksinat nuk janë për me e luftu sëmundjen, por janë për me e zhdukë popullsinë, e shumë e shumë përralla të ngjashme.

Nëse do të mbetej krejt kjo vetëm si një lloj arti i zhanrit Sci-Fi, si një lloj zbavitje e mendjes, siç janë romanet dhe veprat tjera artistike, do të ishte gjithçka në rregull. Problemi është se këto teori mirren seriozisht nga disa njerëz dhe prekin jetën reale të individit e shoqërisë.

Si me besu në Lord Of The Rings!



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija