Dhuna

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë për një rritje të manifestimit të dhunës në shoqëri, rreth, familje. Nga rrahjet, gjuajtjet me armë, deri te më e rënda - vrasja.

Organet e drejtësisë natyrisht që duhet të kryejnë punën e tyre dhe të merren me pasojat. Por, shteti dhe shoqëria duhet të ndërmarrë edhe masa parandaluese.

Fillimisht të identifikojë shkaqet se prej nga po vjen kjo dhunë, përmes projekteve hulumtuese nga ekspertë që i studiojnë sjelljet njerëzore dhe sociale.

Cilët janë shkaktarët që po i shtyjnë njerëzit drejt dhunës? Po dëgjojmë lloj-lloj mendimesh, dikush thotë tradita patriarkale, dikush kultura e muzika, dikush niveli i ultë i arsimit e emancipumit, dikush gjëndja socio-ekonomike, dikush gjenetika… Prandaj, do të ishte mirë që të bëhen hulumtime në këto sfera dhe të identifikohen shkaktarët.

A thua e kemi në gjene atë që njihet në zhargon si "gjeni e luftëtarit" (ang. warrior gene)? I cili nëse aktivizohet manifestohet me sjellje të papërmbajtur agresive të individit.

Në një rast në SHBA mbrojtja e një të akuzuari ka arritur që për herë të parë në histori, të përdorë këtë argument për zbutjen e denimit të një të akuzuari për vrasje - dmth e kishte gjenin e luftëtarit. 

Megjithatë, ky gjen - thonë ekspertët - aktivizohet tek ai që e ka, vetëm nëse personi është ekspozuar ndaj dhunës apo abuzimit gjatë fëmijërisë së tij. Kjo na kthen prapë te rrethi dhe ambienti në të cilin jetojmë, sillemi dhe zhvillohemi.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija