Posts

Showing posts with the label Filozofi

Ndërgjegja artificiale

Image
Konshenca zakonisht në gjuhën shqipe përkthehet si ndërgjegja apo vetëdija, është fjala për atë që na dallon neve si qënie njerëzore prej shumë gjallesave tjera. Ajo ndjenja e brendshme që na drejton drejt asaj që është e drejtë apo e gabueshme në relacionin e sjelljes. Ndërgjegjja apo vetëdija na bën me dijtë me e dallu vetën prej të tjerëve. Para pak kohe, me deklaratat e tij një ish punëtor i Google tronditi botën duke thënë se inteligjenca artificiale e ka mberri nivelin e ndërgjegjes. Futuristi dhe teoricienti i njohur i astrofizikës Michio Kaku në lidhje me inteligjencën artificiale thotë se aktualisht është në nivel sa të një brumbulli, pastaj me zhvillimin e saj pas një kohe mund të arrijë në nivel të një miu, pastaj të një qeni, e dikur kah fundi i shekullit nëse vazhdon ky trend i zhvillimit të saj mbërrin në nivel të majmunit. Në këtë moment inteligjenca artificiale mundet me qenë potencialisht e rrezikshme, dhe duhet të sigurohemi qe t'ia vendosim një ndërprerës që ta h...

Lopa në shi

Image
Moti po merr sikur kur hin me ba dush edhe shtypja e ujit nuk është stabile. Don me e lëshu pak kah e nxehta - t'përvëlon; don me e lëshu pak kah e ftohta - t'ngrin. Pastaj, gjatë gjithë javës merr moti i mirë, thotë njeriu, sa të vjen vikendi se duhet me dalë pak në natyrë, vikendi po dihet, natyra me shi, bubullimë e vetëtimë... Mirëpo, këso situata në jetë njëriu natyrisht se duhet me i përballu me stoicizem.  Filozofia e stoicizmit ilustrohet më së miri përmes një shembulli - lopa n'shi. Lopa edhe kur bjen shi edhe kur nxen dielli, lopa nuk ka ndonjë reaksion të theksuar emocional - së paku për aq sa mund ta perceptojmë. Pra, karshi ngjarjeve që ndodhin në jetë e të cilat nuk janë në kontrollin tonë duhet të sillemi me stoicizem - si lopa n'shi dmth.

Der Wille zur Macht

Image
Me besu që politikanët vijnë në pushtet me qëllim primar për me t'i zgjidhë problemet ty, apo me t'a përmirësu ty jetën. Është goxha afër sikur me besu në babadimër. E pse pra vijnë në pushtet ata? Friedrich Nietzsche krejt jetën, motivin që e ka njeriu për me jetu e me u përpjekë, e spjegon përmes asaj që e quan - vullneti për fuqi (gjer. Wille zur Macht). Konceptin e Schopenhauer-it i cili e spjegon motivin e jetës përmes - vullnetit për jetë. Nietzsche e zgjeron duke thënë se vetëm vullneti për me jetu nuk mjafton, por njeriu duhet të synojë të jetojë fuqishëm.  Mbase edhe mund t'a keni të njohur tashmë, përdorimin e këtij vokabulari edhe nga figura të njohura në rrethana të ndryshme politike - të jetosh fuqishëm. Ky pra mund të jetë motivi pse njerëzit synojnë pushtet, sepse pushteti është fuqi. Jo që të ta përmirësojnë ty jetën, por që të jetojnë për vete fuqishëm. E ti, sa gënjehesh e zhgënjehesh, jeto sa të mundesh fuqishëm.

Ndërmjet arsyes dhe ndjenjës

Image
Njeriu vepron në bazë të arsyes. Kur diçka e vlerëson si të dobishme dhe të arsyeshme, atë edhe e vepron. Përveç mbi bazën e arsyes, njeriu vepron edhe në bazë të ndjenjave. Kur diçka e ndjen, i pëlqen, pavarësisht në është e arsyeshme ose jo, njeriu e vepron atë që atij i pëlqen. Atëherë, a ekziston akoma diçka përtej kësaj dikotomie ndërmjet arsyes dhe ndjenjës, e që ndikon në sjelljen njerëzore? Po. Kur njeriu vepron mbi bazën e asaj që dikush tjetër i thotë. Nuk vepron mbi bazën e asaj që ai e vlerëson apo e ndjen, por e vepron atë që dikush tjetër e vlerëson apo e pëlqen për të. Kur njeriu vepron kësisoj, nuk e pranon autencitetin e vet në relacionin me sjelljen, por opinionin e dikujt tjetër për vetëveten, kjo ndryshe quhet edhe vetëvrasje filozofike (term i huazuar nga Albert Camus :)). Kësisoj, thonë se njëriu mundet me e humbë lidhjen me vetëveten dhe arrin deri aty ku mezi e ndjen apo nuk e ndjen fare gjallë vetëveten.

Ressentiment

Image
Kâjta e koritë njërin! (Populli) Në momente të errëta të sinqeritetit me vetëveten, ndoshta do të dëshironim të ishim më të suksesshëm në jetë, të kishim më shumë pasuri, të mos kishim bërë gabime jetësore të pariparueshme, të ishim më të zgjuar, më punëtor, më me autoritet, më me fat, më të guximshëm, më të hijshëm... Me një fjalë, shumë gjëra mund të na mungojnë në jetë për të cilat lakmojmë. Në lidhje me lakminë, filozofi gjerman Friedrich Nietzsche, përdor shprehjen frënge " ressentiment " - me theks tek ndjenja e poshtërimit që ndjejmë për diçka që dëshirojmë t'a kemi por nuk mundemi. Megjithatë, Nietzsche nuk insiston se lakmia është domosdoshmërisht diçka e keqe. Në mënyrë interesante i pasqyron disa veçori të njeriut të ressentiment-it (lakmitarit): "Përderisa njeriu fisnik jeton me besim dhe i hapur me veten e tij ("i drejtë" dhe ndoshta edhe "naiv"), njeriu i ressentiment-it nuk është as i drejtë, as naiv, as i ndershëm dhe i drejtpërdre...