Lopa në shi
Moti po merr sikur kur hin me ba dush edhe shtypja e ujit nuk është stabile. Don me e lëshu pak kah e nxehta - t'përvëlon; don me e lëshu pak kah e ftohta - t'ngrin.
Pastaj, gjatë gjithë javës merr moti i mirë, thotë njeriu, sa të vjen vikendi se duhet me dalë pak në natyrë, vikendi po dihet, natyra me shi, bubullimë e vetëtimë...
Mirëpo, këso situata në jetë njëriu natyrisht se duhet me i përballu me stoicizem.
Filozofia e stoicizmit ilustrohet më së miri përmes një shembulli - lopa n'shi. Lopa edhe kur bjen shi edhe kur nxen dielli, lopa nuk ka ndonjë reaksion të theksuar emocional - së paku për aq sa mund ta perceptojmë. Pra, karshi ngjarjeve që ndodhin në jetë e të cilat nuk janë në kontrollin tonë duhet të sillemi me stoicizem - si lopa n'shi dmth.
Comments
Post a Comment