Lotët e rinj për pikëllime të vjetra
Mos i shpenzoni lotët e rinj duke i vajtuar pikëllimet e vjetra - porositë tragjediani i Greqisë antike Euripidi.
Porosia me urtësi e këtij shkrimtari antik do të na shërbente të gjithë neve edhe sot. Por, kjo porosi sidomos do ju hynte në punë akterëve të politikës si nga pozita ashtu edhe nga opozita.
Pozita vazhdimisht vajton me lot të rinj pikëllimet e të kaluarës kur qeveriate opozita. Opozita vajton për pikëllimet që shkaktonte atëbotë pozita.
Herë kthehen te lufta, herë të para-lufta, herë te pas-lufta - vazhdimisht duke u ankuar e akuzuar njëri-tjetrin. Vetëm e vetëm për të kaluarën! Po për të ardhmen a keni diçka zonja e zotërinj?
Mjaft më! Mjaft me ata lotë herë krokodili e herë të tjerë se na çmendet. Deri kur do të vazhdoni të mirreni vetëm me ankesa për të kaluarën? Kur do të filloni të bëni diçka për të ardhmen?
Për të kaluarën e të ardhmen po e sjellë në kujtesë një pjesë të fjalimit të nobelistit Elie Wiesel.
- Elie Wiesel në fjalimin e tij të çmimit Nobel 1986.
Comments
Post a Comment