Në konfuzionin e dhunës
Po thonë se nuk duhet me i përkrah djemtë që po luajnë Counter Strike, sepse i bjen sikurse me e promovu dhunën. Video lojëra në të cilat ndiqesh, vritesh e pritesh, me të tjerët - virtualisht. Pra, si pacifistë absolut që jemi, nuk duhet t'i promovojmë ato.
Si pacifistë virtualë që jemi, dihet, themi se dhuna është diçka e urryer që nuk duhet promovuar në asnjë mënyrë!
Shumë mirë! Por, a është e vërtetë se përnjëmend e urrejmë dhunën?
Sa i përket dhunës, njëriu më shumë duket se është në njëfarë konfuzioni. Në njërën anë e urrejmë dhunën, kur është e llojit që nuk na pëlqen. Mirëpo, kur dhuna na pëlqen, ne tranohemi pas saj. Paguajmë bileta me shuma të mëdha të pareve, vetëm me shku me pa përsona që ia tharbin turinjtë tjetrit, e shtrejnë përtokë, e përgjakin; ndajmë medalje për të promovuar protagonistët e dhunës; madje ngrisim edhe përmendore të njerëzve që me mburrje mbajnë në duar mjete me të cilat kanë ndarë koka nga trupi.
Por, megjithatë e urrejmë dhunën! Jemi të dhimbshëm, jemi pacifistë, jemi konfuzë…
Comments
Post a Comment