Hana

Nga fotot e postume në fejsbuk, po vërehet ashiqare vëmendja që ka zgjuar ky objekt i mrekullueshëm qiellor - Hana.

Përpara thojshin se kur është hana e plotë si sonte, dalin vampirat. Diten - thojshin - vampirat nuk guxojnë me dalë sepse nëse i rrokë drita e Diellit ata shkrihen.
E valla pra as sonte nuk po guxojkan, se Hana në fakt nuk ka dritë të veten, ajo veç e reflekton driten e Diellit. Fizika nuk po i len rehat as vampirat.
Meqë jom në tripa të fizikës. Njutoni kur e ka pa mollen t'u ra n'tokë, ka thanë a thu pse nuk bjen në tokë edhe Hana? Hana paska qejf me ra n'tokë si molla, por s'po mujka.



Comments

Popular posts from this blog

Pabarazia, kapitali social dhe dhuna

Bota e dimenzioneve

Izolimi për shkak të pandemisë