Izolimi për shkak të pandemisë
Në vitin 1866, Hawai - njëri prej shteteve të bashkuara të Amerikës, kishte kaluar ligjin që e destinonte ishullin Molokai, përkatësisht një lokalitet në të, të quajtur Kalaupapa - si karantinë për të infektuarit me Lebroze.
Në atë kohë lebroza ishte një sëmundje e pashërueshme dhe të gjithë të infektuarit nëpër Hawai, arrestoheshin dhe dërgoheshin në Kalaupapa, në mënyrë që të mos përhapet infeksioni. Nga viti 1866 deri ne vitin 1969 (për 103 vite) në Kalaupapa thuhet se janë dërguar mbi tetë mijë persona. Kishte persona të kategorive e moshave të ndryshme, që ndaheshin nga familja dhe dërgoheshin në ishull, duke mos u përshëndetur me familjarët e tyre, disa prej tyre duke e humbur kontaktin me ta përgjithmonë.
Këta njerëz në këtë gjendje të mjerueshme, përveç përkrahjes materiale, ndjenin edhe nevojën e përkrahjes shpirtërore. Në përgjigje të kësaj kërkese, kisha katolike kishte bërë thirrje nga mesi i pjestarëve të tyre që nëse ka dikush që vullnetarisht dëshiron te shërbejë si misionar. Lajmërohet një prift me origjinë nga Belgjika i njohur si Demien i cili pranon që të shkojë.
Para se të nisej Damien, merr këshilla që të ketë kujdes gjatë kontaktit me këta persona, me shpresë që t'i shpëtojë infeksionit. Mirëpo, në momentin që paraqitet para tyre, nga gëzimi i tyre e kapin e përqafojnë, kështuqë kujdesi qe i pamundur.
Një ditë prej ditësh, përderisa pinte çaj në një terracë Damien, iu derdh çaji i nxehtë në këmbë, ndërsa ai nuk ndjeu asnjë dhimbje. Këtu e kuptoi se edhe ai vetë ishte infektuar me lebroze, sepse lebroza si infeksion bakterial e afekton sistemin nervor në atë mënyrë që personi fillon dhe nuk i ndjenë gjymtyrët. Prifti shërbeu aty derisa vdiq.
Diku rreth viteve 40-50 zbulohen edhe antibiotikët efektivë që e shërojnë lebrozen. Sot, lebroza sikurse edhe tuberkulozi është smundje e shërueshme përmes antibiotikëve.
Mirëpo, kampi në Kalaupapa qëndroi aktiv deri në vitin 69 kur u ndryshua ligji dhe personat mund të ktheheshin në familjet e tyre. Shumë prej tyre qëndruan aty sepse kishin humbur kontaktin me familjen dhe nuk kishin ku të ktheheshin më.
Një histori, si ngushëllim për neve që po kalojmë këto ditë në situata të izolimit. Me shpresë se edhe kjo do të kalojë.
Comments
Post a Comment