28 nëntori

Edhe shqiptarët kishin arritur që të artikulonin idenë e tyre kombëtare para se të fillonte punimet Konferenca e paqës në Londër. Shpallja e pavarësisë si një akt i mençur i mendjeve të ndritura të asaj kohe, bëri që Shqipëria u njoh si shtet, megjithëse shumë pjesë të kombit mbetën jashtë kufijve të atij shteti, përfshirë Kosovën - por aq mund të bëhej në atë kohë kur gjasat ishin të mëdha që shtet shqiptar të mos ekzistonte fare. Megjithatë, ideja kombëtare kishte mbijetuar, përpjekjet nuk kishin shkuar huq, dhe na shërbeu që një shekull pas edhe ne në Kosovë të realizojmë përpjekjen tonë për liri.


Ideja e kombit është që të bashkojë miliona njerëz nën një ombrellë të përbashkët të vëllazërisë, ku të gjithë pjestarët ndjehen të barabartë. Kombi nuk funksionon nëse rreshqet në konceptin Orwellian - të gjithë janë të barabartë por disa janë më të barabartë se të tjerët. E që këtë tendencë e hasim shpesh, ku grupe të caktuara brenda kombit ndjehen më të barabartë apo më hisedarë se të tjerët.


Kështu që, le të shënojmë këtë datë historike si një pikë kyçe të formësimit të identitetit tonë.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija