Karakteri i Drakullës
Novelisti i njohur amerikan i zhanrit Sci-Fi, George R. R. Martin
E pata ndëgju njëherë me një emision duke spjegu se si i krijon karakteret në romanet e tij. Tregoi me një rast se si i është dashtë me e kriju personazhin e Drakulës. Drakula siç e dini është një personazh i frikshëm i cili i vret viktimat e tij edhe ja u pi gjakun. Karakter i inspirum nga Vlade Drakula i Vllahisë - ish jeniçer, i cili e braktisë Perandorisë Osmane dhe pastaj kthehet kundër tyre duke bërë masakra të llahtarshme.
Për të mos e zgjatë shumë - tha George, lexova rreth Draculas se si e kanë personifiku autorët e ndryshëm dhe tash duhej të krijoja une Drakulan tim në roman. Mirëpo, kur erdhi puna që Drakula kur shikohet në pasqyrë nuk e sheh vetëveten, kjo bjen në kundërshtim me të gjitha njohuritë që kemi në lidhje me optikën e driten, këtë nuk e shkruaj dot.
Dmth edhe rrena e ka njëfarë marifeti!
Tash, a kish kecy me parashutë a pa parashutë se nuk u morr vesh?
Comments
Post a Comment