Autobusët e Halloween-it
Paskan dalë disa fëmijë edhe i paskan gjuajte me gurë autobusët e Prishtinës - për Halloween!
Të gjithë duke u shprehë me fjalë fyese e përçmuese ndaj këtyre fëmijëve dhe ndaj prindërve të tyre. Sa të pa edukatë, sa të pa kulturë! Shyqyr që fëmijët janë të vegjël se do ti konsideronin si sulme të motivuara politikisht. Megjithatë, këto akte vandalizmi edhe mund të jenë shprehje e pakënaqësisë së tyre, per gjendjen në të cilën i kemi katandisur.
Shoqëria, e sidomos Shpend Ahmeti, në vend se t'i gjykojë këta fëmijë e këta prindër, duhet të përpiqet të kuptojë se ndoshta ata në mënyrë implicite po dojnë të i dërgojnë mesazh, alarm. Sa kënde të lojnave e rekreacionit ja u ka ndërtu komuna këtyre fëmijëve? Sa palestra sportive i ka ndërtu komuna në këtë lokalitet? Asgjë! Përveç ndërtime të egra që t'a zënë frymën më keq se vetë tymi i çymyrit që del nga 'to.
Comments
Post a Comment