Posts

Showing posts with the label Tradita

Odat e debatit

Image
Pothuajse nuk të zë syri dhe veshi diçka tjetër në tërë produktin mediatik tek ne, përveç atyre që po quhen 'debate'. A thua pse? Kah na erdhi kjo? Mendoj se duhet të jetë një prirje ndoshta edhe me bazë antropologjike, që kjo shoqëri e ka, e që media e ka identifikuar dhe e përdor për interesa të saja komerciale. Pra, popullit me gjasë i pëlqen me dëgju bull-shit maratonik secilën ditë e natë, aty e gjenë prehjen shpirtërore ai.  Edhe kuvendi nuk është se e lë mangut këtë zhanër të zbavitjes mbarë popullore. Dalin politikanët ia japin një rend në foltore, në mënyrë që jehona e atyre fjalëve të përcillet pastaj me ditë të tëra. - A e ndive çka i tha? - Ah, po mirë ia bani! Oda pra! Me shekuj oda e ka kultivuar këtë formë komunikimi. Tash odën e kanë sjellë në TV, kuvend, kudo. Këso evolucioni kulturor (e kushedi ndoshta edhe biologjik) kemi zhvilluar me shekuj, na e lypë truni reptilian këtë formë komunikimi. - Ti edhe me ia qëllu, nuk t'njehet - i kishte pasë thënë një pro...

"Dobitë" e kolonializmit

Image
Natyrisht, pushtimet dhe kolonializmi çdoherë sjellin të këqija, kjo nuk do shumë koment. Mirëpo, nëse do të ndaleshim për një moment të mendonim nëse përveç të këqijave ndonjëherë sjellin edhe ndonjë të mirë. Një shembull, si kolonitë britanike në Indi dhe Afrikë i kanë çrrënjosë disa tradita të tmerrshme lokale nëpër këto vende, siç është sakrificat njerëzore. Charles Napier, shef i komandës së ushtrisë Britaneze në Indi, i ballafaquar me ankuesit lokal në lidhje me ndalimin e sati-t (traditë e popujve të Indisë për djegien për së gjalli të grave të veja), po thotë: - Ju po thoni se e paskeni traditë me i djegë gratë e veja. Shumë mirë. Edhe ne e kemi një traditë: kur burrat e djegin një grua të gjallë, ne u varim një litar përreth qafës dhe i varim. Ngriteni ju turrën e druve. Përskaj saj, karpenteret e mi i ndërtojnë trekëmbëshat. Ju e zbatoni traditen tuaj, ne traditën tonë. (The better angels of our nature, Steven Pinker)