Odat e debatit
Pothuajse nuk të zë syri dhe veshi diçka tjetër në tërë produktin mediatik tek ne, përveç atyre që po quhen 'debate'. A thua pse? Kah na erdhi kjo?
Mendoj se duhet të jetë një prirje ndoshta edhe me bazë antropologjike, që kjo shoqëri e ka, e që media e ka identifikuar dhe e përdor për interesa të saja komerciale. Pra, popullit me gjasë i pëlqen me dëgju bull-shit maratonik secilën ditë e natë, aty e gjenë prehjen shpirtërore ai.
Edhe kuvendi nuk është se e lë mangut këtë zhanër të zbavitjes mbarë popullore. Dalin politikanët ia japin një rend në foltore, në mënyrë që jehona e atyre fjalëve të përcillet pastaj me ditë të tëra.
- A e ndive çka i tha?
- Ah, po mirë ia bani!
Oda pra! Me shekuj oda e ka kultivuar këtë formë komunikimi. Tash odën e kanë sjellë në TV, kuvend, kudo. Këso evolucioni kulturor (e kushedi ndoshta edhe biologjik) kemi zhvilluar me shekuj, na e lypë truni reptilian këtë formë komunikimi.
- Ti edhe me ia qëllu, nuk t'njehet - i kishte pasë thënë një protagonist i odave tjetrit.
- Pse?! - pyeti personi.
- Se koke ulun mbas derës qatje!
Comments
Post a Comment