Ndërgjegja artificiale
Konshenca zakonisht në gjuhën shqipe përkthehet si ndërgjegja apo vetëdija, është fjala për atë që na dallon neve si qënie njerëzore prej shumë gjallesave tjera. Ajo ndjenja e brendshme që na drejton drejt asaj që është e drejtë apo e gabueshme në relacionin e sjelljes. Ndërgjegjja apo vetëdija na bën me dijtë me e dallu vetën prej të tjerëve.
Para pak kohe, me deklaratat e tij një ish punëtor i Google tronditi botën duke thënë se inteligjenca artificiale e ka mberri nivelin e ndërgjegjes.
Futuristi dhe teoricienti i njohur i astrofizikës Michio Kaku në lidhje me inteligjencën artificiale thotë se aktualisht është në nivel sa të një brumbulli, pastaj me zhvillimin e saj pas një kohe mund të arrijë në nivel të një miu, pastaj të një qeni, e dikur kah fundi i shekullit nëse vazhdon ky trend i zhvillimit të saj mbërrin në nivel të majmunit. Në këtë moment inteligjenca artificiale mundet me qenë potencialisht e rrezikshme, dhe duhet të sigurohemi qe t'ia vendosim një ndërprerës që ta heqim nga rryma. Kjo sepse majmuni e di qe është specie tjetër nga njeriu, përderisa qeni nuk e ka aftësinë me e dallu që njeriu është diçka tjetër. Qeni e sheh njeriun vetëm si qen por në një hierarki më të lartë.
Inteligjenca artificiale punon kryesisht sipas modelit të rrjetave neurale artificiale. Të inspirume prej natyrës. Një imitim i neuroneve dhe sinapsave në trurin e kafshëve përfshirë edhe njeriun. Me një fjalë, inteligjenca artificiale bazohet krejtësisht në modele matematikore dhe logjike. Përveçse truri i njeriut i ka mbi 100 miliardë neurone, aq sa ka yje në galaktikë. Kompleksiteti i një galaktike qëndron mbi supet e secilit prej nesh. Por, a i nënshtrohet edhe ndërgjegjja këtyre modeleve? A mundet edhe ndërgjegjja njerëzore të spjegohet deri në fund përmes matematikës dhe logjikës?
Një nobelist (fitues i çmimit Nobel për fizikë, 2020) që është marrë me studimin e kësaj qështje, Sir Roger Penrose, argumenton se ndërgjegjja nuk është e llogaritshme matematikisht. Apo, ndërgjegjja nuk mund të spjegohet vetëm përmes logjikës.
Nëse është ashtu siç thotë Penrose, atëherë inteligjenca artificiale kurrë nuk do të mund të arrijë nivelin e ndërgjegjes.
Comments
Post a Comment