Der Wille zur Macht
Me besu që politikanët vijnë në pushtet me qëllim primar për me t'i zgjidhë problemet ty, apo me t'a përmirësu ty jetën. Është goxha afër sikur me besu në babadimër.
E pse pra vijnë në pushtet ata?
Friedrich Nietzsche krejt jetën, motivin që e ka njeriu për me jetu e me u përpjekë, e spjegon përmes asaj që e quan - vullneti për fuqi (gjer. Wille zur Macht).
Konceptin e Schopenhauer-it i cili e spjegon motivin e jetës përmes - vullnetit për jetë. Nietzsche e zgjeron duke thënë se vetëm vullneti për me jetu nuk mjafton, por njeriu duhet të synojë të jetojë fuqishëm.
Mbase edhe mund t'a keni të njohur tashmë, përdorimin e këtij vokabulari edhe nga figura të njohura në rrethana të ndryshme politike - të jetosh fuqishëm.
Ky pra mund të jetë motivi pse njerëzit synojnë pushtet, sepse pushteti është fuqi. Jo që të ta përmirësojnë ty jetën, por që të jetojnë për vete fuqishëm.
E ti, sa gënjehesh e zhgënjehesh, jeto sa të mundesh fuqishëm.
Comments
Post a Comment