QKUK, Auschwitz, turp!

Ky ka qenë një shkrim në njërin prej mureve të ndërtesave përballë Qendres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Dhe njëmend, kush e ka pasë fatin e keq që të trajtohet aty, apo të trajtojë familjarë, mund të mendojë, a thua çka e dallon QKUK-në nga kampet e përqendrimit nazist në Auschwitz?

Sa kam lexuar nga kronikat e Viktor Frenkl dhe Elie Wiesel - të mbijetuar të kampit - mjekë, e disa shërbime shëndetësore ka pasë edhe në Auschwitz. Ndoshta, mungesa e një krematoriumi për djegien e xhenazeve e dallon, ndoshta! 

Le se s'po dhezë! - tregonin ata që e kanë dëgjuar stafin mjekësor gjatë një reanimacioni të pasuksesshëm, ku kishte humbur jetën një i ri.

Ekzitoi! - Edhe e marrin trupin e pajetë të pacientit, e mbështjellin me batanije të cilën e ka marrë me vete i ndjeri, e hedhin në një dhomë të errët, në dysheme, sikur një mbeturinë.

A gjete të njofshëm, a kryjte punë? - pyeste njëri dikë që ankohej se i kishin thënë se duhet të priste, ndërsa ai e dinte se sëmundja e tij nuk pret. Sepse dihet që po nuk pate të njofshëm atëherë je vërtetë i mbaruar.

Edhe unë vetë kam pasë raste shpeshherë me dërgu familjarë dhe vazhdimisht jam ballafaquar me një neglizhencë, indiferencë, arrogancë, përbuzje...

Përjashtim bëjnë vetëm një numër i vogël i mjekëve të ndërgjegjshëm, të cilët e kryejnë detyrën e tyre me profesionalizëm, nderë, humanizëm dhe përkushtim.

E kuptoj se stafi mjekësor nuk kanë hesap të jenë të ndjeshëm për secilin rast që ju vjen në klinikë. Por, të zhveshen deri në atë masë nga çdo element humanizmi. Të jenë aq indiferent për gjendjen dhe jetën e njeriut. Të thuash është e turpshme më duket pak - është krim!



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija