Lufta nukleare

A është në gjendje njeriu të ndërmarrë një hap kaq të tmerrshëm? Të vejë në përdorim ato që as në ëndrrat më të çmendura nuk bëjnë vaki - armët nukleare?

Nuk është kjo hera e parë që njerëzimi dhe në përgjithësi jeta në Tokë ndjehet seriozisht e kërcënuar.

Më 26 shtator 1983, për pak sa nuk kishte fillu shkrepja e këtyre armëve në mes të Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s. Sistemi i paralajmërimit anti-nuklear i forcave ajrore sovjetike kishte ndezë alarmin se në drejtim të tyre nga SHBA ishte nisur një raketë nukleare, e pasuar edhe nga së paku pesë të tjera.

Një person me emrin Stanislav Petrov, lejtnant kolonel i forcave te mbrojtjes ajrore sovjetike është njëriu i cili e kishte shpëtu njerëzimin nga një llahtari e tillë. Ai kishte dyshuar se alarmi është i rremë dhe nuk kishte ndërmarrë hapin për kundërpërgjigje - dhe kështu doli, alarmi qe i rremë.

A do të ketë edhe kësaj rradhe një Stanislav Petrov i cili do të shpëtojë njerëzimin?



Comments

Popular posts from this blog

Snobizmi

Të vërtetat

Hija