Ruši kalaju!

Ata që janë nga qyteti i Vushtrrisë, sigurisht mund t'a kenë dëgjuar këtë shprehje më parë. Unë e kam dëgjuar nga miqtë e Vushtrrisë.

Në kohën e Jugosllavisë, tregojnë se po zhvilloheshin punimet për zgjerimin e rrugës në Vushtrri. Kur punimet mbërritën tek Kalaja e Vushtrrisë, udhëheqësi i projektit (sigurisht nga komuniteti serbisht-folës atëherë) e thërret kryetarin e komunës në telefon edhe i thotë (parafrazim):
- Zotëri kryetar, projekti po ecën mirë por tani kemi mbërri me punime te Kalaja dhe për shkak të kësaj nuk po mundemi me e zgjëru rrugën.
- Kryetari: Ruši kalaju! - rrezo Kalanë!
Natyrisht, njerëzit përreth pastaj e bindin që të heqë dorë nga kjo marrëzi.
Arsyeja pse e përmenda këtë tregim është për shkak të moralit që përçon. Kjo shprehje - ruši kalaju - ka ngelur në kujtesën e vushtrriasve si një anekdotë dhe vjen në mendje saherë që shohim njerëz në pozita - të dehur nga pushteti i tyre. Njerëz që kur veshen me pushtet, ka rrezik se rrënojnë e shkelin çdogjë që iu del përpara.



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija