Një histori epidemie e Polios
(Duke u bazuar në sentencën latine: historia magistra vitae est - historia është mësuese e jetës :) )
Poliomieliti është një infeksion viral i cili e sulmon sistemin nervor, duke shkaktuar kështu paralizë apo edhe vdekje tek personi i infektuar. Në vitet 40-50 kishte shpërthyer si epidemi në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar, etj. Madje, edhe vetë presidenti i SHBA-ve të asaj kohe, Franklin Roosevelt ishte i prekur prej saj dhe nga pasojat e sëmundjes lëvizte me ndihmën e karriges me rrota. Duke e përjetuar vuajtjen në lëkurën e tij, njëkohësisht duke ndjerë edhe për vuajtjet e të tjerëve, Roosevelt kishte vendosur që të bënte çka të mundej, në kapacitetin e tij si president që t'a luftonte këtë sëmundje; duke vënë në dispozicion fonde për programin e zbulimit të vaksines.
Në vitin 1955, një emigrant hebre nga Rusia, familja e të cilit kishin emigruar në SHBA, me emrin Jonas Salk e zbuloi vaksinen kundër kësaj sëmundje. Mirëpo, kjo histori, siç e ka anën e ndritshme, e ka edhe një pjesë të errët të saj. Sikur tash që e shohim, në rastin e COVID19, vërejmë se vaksina ka nevojë të testohet mirë-e-mirë para se të konsiderohet për përdorim. Salk, vendos që vaksinen ta testojë së pari tek personat me aftësi të kufizuara, që për rrethanat e sotme, ky do të ishte një akt shumë jo-etik dhe i papranueshëm. Mirëpo në atë kohë të pas luftërave e krizave të mëdha, mbase kjo ka kaluar. Vaksina funksion për mrekulli. Salk mbase për ta shpërlarë ndërgjegjen e tij nga kjo që kishte bërë me testimin e vakcines, apo për arsye tjera humanitare, vendos ta japë falas patentën e vaksines, duke mos kërkuar asnjë kompenzim personal.
Kështu Salk shpallet hero, vaksina prodhohet në masë të madhe, dhe sot polio konsiderohet prej sëmundjeve që është eradikuar (zhdukur).
Comments
Post a Comment