Halucinimi i realitetit
Truni i njeriut, i mbyllur ne errësirën e kafkës, te vetmin kontakt me ambientin e jashtëm e ka përmes shqisave. Ato qe syni i sheh, e veshi i dëgjon, përmes këtyre te dhënave truni duhet te ndërtoje strukturën e realitetit te botes se jashtme. Pra, secili tru ne një mënyrë e halucinon apo imagjinon realitetin ne mënyrën e vete. Ka plote gjera qe i mendojmë si ngjashëm mirëpo, ka plote gjera për te cilat dallojmë ne mënyrën se si i mendojmë. Truni i njeriut është i ndërtum ne atë mënyrë qe kërkon ti japë kuptim secilës dukuri. P.sh. duke i vështru yjet ne qiell, njerëzit ju kane dhënë atribute te gjallesave sipas imagjinatës se tyre, duke i antropomorfizu, duke ndërtu mite e legjenda ne baze te tyre – e qe ka edhe sot njerëz qe e besojnë astrologjinë. Pastaj, shpesh shohim njerëz se si dëshmojnë se kinse shohin forma te fytyrave ne qiell nëpërmes reve, apo ne sipërfaqen e Henes e Marsit, etj.
Ku po du me dale?
Te virusi COVID19. Lloj-lloj imagjinate ne lidhje me te. Disa e mohojnë krejt, disa janë te sigurte kush e ka kriju dhe pse, e kështu me radhe.
Ata qe e mohojne ekzistencën e virusit, ka njerëz qe e kane vene ne diskutim edhe vete realitetin e ekzistencës njerëzore, kur është tjerre holle-e-holle, shume filozofe janë ardhë ne përfundim se “vuajtja” është argumenti me i forte i ekzistencës.
Ndërsa, te tjerët qe e dijne kush e ka kriju virusin dhe pse, ata se paku le ta dijne se krejt kjo mund te jete loje e trunit te tyne :)
Comments
Post a Comment