Vaksinimi kundër Covid-it
Pardje e morra vaksinën kundër Covid-it. Vaksina e prodhuar nga Johnson & Johnson, e cila funksionon me atë që njihet në mikrobiologji si virus vektor, jo mRNA. Atë ditë edhe të nesërmen pata ngapak temperaturë, ethe dhe dhëmbje të nyjeve e muskujve. Pra, kaq i kishte efektet anësore vaksina. Sot, kam qenë shumë mirë pa asnjë problem.
Sa i përket efektit të "magnetizimit" që është përmendur rëndom nëpër internet. Kur e hoqa atë sticker-in me ngjitës që t'a vendosin pas vaksinimit, është e vërtetë - ngjiteshin monedha dhe gjësende tjera, qoftë të metalta apo tjera, në vendin e vaksinës. Por, pas një dushi dhe pastrimi të dorës me sapun, u zhduk ai efekt "magnetik".
Te unë, iluzionin e efektit magnetik e kishte pas krijuar ngjitësi.
PS. Megjithatë, vaksina tek disa persona mund të shkaktojë efekte anësore me komplikime më të mëdha. Prandaj, secili person para se të marrë vaksinën, le të konsultohet mirë me mjekun për gjendjen e tij shëndetësore, p.sh. alergjitë apo sëmundje të tjera që mund t'i ketë.
Comments
Post a Comment