Vërshimet në Prishtinë

Natyrisht që të gjithë jemi të shqetësuar për dëmet dhe rrezikun që bartin me vete ato - urojmë që kjo situatë të kalojë sa me më pak pasoja!

Një video që po qarkullon ku shihet se si uji hyn nëpër lokalet në fund të Rrugës B. Aty fare pranë, i fshehur shihet pakëz lumi i mbuluar i Prishtinës. 

Nga kjo ngjarje mbase mund të kuptojmë edhe se, ne e kemi mbuluar lumin dhe mendojmë se e kemi harruar atë, mirëpo vijnë momente të tilla kur lumi e shfaqë vetëveten, e kërkon shtratin e tij.

Ndoshta jemi ne që i kemi hyrë lumit në shtrat, e jo lumi nëpër shtratet tona!



Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija