Rast studimi i mortalitetit


Përkundër faktit se shumë prej nesh jemi dëshmitarë të vdekjeve nga COVID-i, të shumë njerëzve që i kemi njohur. Akoma ka individë që dyshojnë nëse është COVID-i që po i vret njerezit.

Dëshmi më të madhe se vdekja nuk ka. Siç thotë Ali Asllani në poezinë e tij - vetëm vdekja bën të sajën...

Në imazhin më lartë janë të dhënat në lidhje me mortalitetin në SHBA, pavarësisht shkaktarit të vdekjes - e morra SHBA-në për rast studimi meqë aty sistemi është i sofistikuar dhe vdekjet raportohen saktë, për dallim prej disa vendeve tjera që mund të ketë probleme në raportimin e vdekjeve për arsye teknike.

Këtu kemi të paraqitura në formë grafi numrin e vdekjeve, pavaresisht shkaktarit të vdekjes, përgjatë viteve nga viti 2015 deri 2021.

Siç shihet, nga viti 2015 deri në vitin 2019 (të shënuara me ngjyrë gri) mortaliteti ka një rrjedhë të përafërt prej viti në vit, gjatë dimrit vërehet mortalitet më i lartë, i cili bie gradualisht gjatë verës.

Për vitet 2015-2019 është nxjerrë edhe një mesatare e vdekjeve që shënohet me ngjyrë të zezë. Pra, aty diku përgjatë kësaj lakore është rrjedha normale e vdekjeve përgjatë vitit.

Të shohim tani çka ndodhë në vitin 2020 - të shënuar me ngjyre portokalli. Menjëherë në mars të vitit 2020 kemi një ngritje të pazakontë të numrit të vdekjeve. Prej 60 mijë sa pritej arrin në 80 mijë.

Vështroni me kujdes lakoret për vitin 2020 dhe 2021, janë plotësisht në shpërputhje me rrjedhën normale të mortalitetit. Pra, nëse jo COVID-i, çka i paska shkaktuar gjithë ato vdekje?

Edhe një gjë, shihni lakoren për vitin 2021 se si fillon një rënie e vdekjeve në janar dhe i afrohet normales në muajin prill? E shihni pra këtë rënie të vdekjeve pikërisht pas fillimit të vaksinimit?

Nëse i besojmë teorive shterrpe konspirative, lakorja do të duhej të ngritej e jo të binte me fillimin e vaksinimit.

Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija