Inteligjenca artificiale - frika nga e panjohura

Çdoherë diskutimi rreth inteligjencës artificiale përcillet me njëfarë ndjenje në mes të eksitimit dhe frikës - që studiuesit e mendjes njerëzore ndoshta do të mund t'a shpjegonin duke e ndërlidhë me pjesën reptiliane të trurit - amigdala-n. Qendra në tru ku supozohet se qëndrojnë frikërat.

Pse frikë? Nga e panjohura. E panjohura kryesore jemi vetë ne. Që i bie se para së gjithash, frika nga IA ndoshta në radhë të parë është frikë nga vetë-vetja. Apo koncepti i 'hijes' sipas Carl Jung-ut - një gjë që e urrejmë tek tjetri ka mundësi që pikërisht atë e kemi vetë por nuk e pranojmë. Ndoshta, vetë do të bënim veprime të tmerrshme po të kishim mundësinë të cilën frikësohemi se mos do t'a ketë inteligjenca artificiale.

Është thënë se për funksionimin e trurit shkenca di vetëm 10%. Kaq pak dijmë për makinën biologjike që e udhëheqë jetën tonë, e që përbëhet prej më shumë se njëqind miliardë neuroneve, të lidhura në mes vete në nyje që në gjuhën e mjeksisë u thonë - sinapsa. Dmth kemi neurone përafërsisht aq sa ka yje në galaktikën tonë. Kompleksiteti i një galaktike qëndron mbi supet e secilit prej nesh - siç shprehet Michio Kaku në librin e tij Future of the Mind. 

Ky informacion - se dihet vetëm 10% për funksionimin e trurit - pastaj është keqkuptuar nëpër media në atë se njeriu e 'përdor' trurin e tij vetëm 10%. Mbi bazën e këtij keqkuptimi ka dalë edhe filmi Lucy në Netflix - për ata që e kanë pa. Kinse kur aktorja në film, arrin të përdorë kapacitet më të madh të trurit, aktivizohen te ajo fuqi super-njerëzore. E vërteta nuk është se ne e përdorim trurin veç 10%, por dijmë për të vetëm 10%, ndërsa 90% e tij mbetet akoma një mister. Ky mister si duket është edhe baza e frikës sonë nga mendja, inteligjenca, qoftë ajo natyrore apo artificiale.

ChatGPT si model artificial i rrjeteve neutale përbëhet prej 175 miliardë parametrave (neuroneve). Por, numri i madh i neuroneve jo domosdoshmërisht nënkupton edhe inteligjencë më të madhe, sepse rëndësi ka kualiteti i lidhjeve në mes tyre (sinapsat). Produkti i quajtur Bard (emër i inspiruar nga Shakespeare) nga Google ka dy fish parametra më shumë sesa ChatGPT i OpenAI, por nuk doli aq i suksesshëm që t'a tejkalojë atë.

Në fund të këtij shkrimi do të shtoja edhe diçka rreth frikës. Frika nga AI është shumë e natyrshme, e paparashikueshme, me rreziqe...

Për ta mposhtur këtë frikë sado pak, ndoshta duhet t'a njohim më shumë vetëveten si dhe shkaktarin e kësaj frike.





Comments

Popular posts from this blog

Të vërtetat

Snobizmi

Hija